Benzema mungon 10 ditë

Nga Express më 30 mars 2011 në ora 18:26
Real Madrid nuk do të mund të llogaritë në Karim Benzeman në ndeshjen kampionale kundër Sporting Gijon dhe në takimin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit.
Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’, sulmuesi francez ka pësuar një lëndim në muskulin e kofshës në ndeshjen miqësore ndërmjet Francës e Kroacisë.
Për këtë, ish futbollisti i Lyonit do të mbetet jashtë fushës për 10 ditë.