E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore subvencione per fermeret. Prioritare agrumet dhe ulliri

Subvencionimi i fermerëve në qarkun e Vlorës ka qenë prioriteti i agjencisë të zhvillimit bujqesor dhe rural dhe gjatë vitit që kaloi ky process ka shënuar rritje. Të gjithë fermerët që kanë aplikuar për subvencionim dhe kanë plotësuar kriteret e paracaktuara janë mbështetur me fonde nga ministria e bujqësisë për kultivimin e kulturave që favorizon kjo zonë.

"Kjo përbën një arritje si për agjencinë e zhvillimit bujqësor lokal, ashtu dhe për drejtorinë e bujqësisë dhe ushqimit për vitin 2010. Pra, nëse do të flisnim për një bilanc të këtij viti do të thosha se ai është mjaft pozitiv dhe të gjitha aplikimet e pranuara janë financuar. Pra, nuk ka patur taksim të fondit të financimit për këto projekte", thotë Hysni Sharra, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Vlorë.

Fermerët e zonës Vlorës dhe Sarandës janë stimuluar të kultivojnë drurët që tradicionalisht janë kultivuar në këto zona , ullirin dhe argrumet.Ndërkohë që projektet kanë  përfshirë përpunimin e vajit të ullirit,ujitjen si blektorinë të mbështetura këto në politikat zhvillimit bujqësor,që qeveria dhe Ministria e Buqësis implementon.

Festim Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›