E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tirana Jazz Festival" në Teatrin e Metropolit

Muzika jazz ngjitet këtë javë në skenën e Teatrit të Metropolit. Edicioni i 9-të i "Tirana Jazz Festival" nis të martën, më 12 maj dhe do të vazhdojë deri më 16 maj. Çdo mbrëmje në orën 19:30 artistët e ardhur nga gjithë bota interpretojnë për rreth një orë në Teatrin e Metropolit. Kjo do të jetë dhe pjesa zyrtare e festivalit. Më pas artistët do të zhvendosen në "Rey Jazz Club". Në natën e parë të "Tirana Jazz Festival" performojnë grupe nga Italia dhe SHBA. I ftuar nderi është saksofonisti amerikan, Hal Singer. 93-vjeçari do të ngjitet në skenën e festivalit më 13 maj. Ky festival sjell në Shqipëri edhe emra të njohur të muzikës jazz. Kështu në natën e parë interpreton vokalistja Crystal White, pianisti Andre Rea, kitaristi Caramelo Lelotta, bateristi Elio Coppola dhe saksofonisti Jerry Weldon. Në natën e dytë luajnë Hal Singer, Jerry Weldon, pianisti Massimo Farrao, kitaristi Aldo Zunino dhe bateristi Byron Landham. Më 14 maj në skenë ngjiten vokalistët Laura Luppi dhe Gian De Martini, pianisti Massimo Farao, kitaristi Caramel Lelotta dhe bateristi Elio Coppola. Në datat 15 dhe 16 maj interpretojnë: kitaristit Sandro Gibellini, saksofonisti Jerry Weldon, piano Andra Rea e Massimo Farao, në kitar bass Aldo Zunnino e Caramel Lelota dhe bateristët Elio Coppola e Byron Landham.
Veç interpretimit në skenë, artistët çdo ditë në orën 10-11 do të zhvillojnë në ambientet e Rey Jazz Club seminare rreth jazz-it dhe teknikave të tij.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›