Faruk Koka, artisti që sfidoi diktaturën

Në 75-vjetorin e lindjes së balerinit të shquar
Themeluesi i artit tonë koreografik artisti Faruk Koka, është një ndër themeluesit e shkollës koreografike shqiptare. Ai njihet si pedagog, studiues dhe krijues i çmuar e pasionant për ruajtjen dhe kultivimin e traditës sonë kombëtare. Kontributi i tij i kahershëm, në vazhdimësi dhe që zgjatet deri në ditët e sotme, është profesional e tejet me vlera. Faruk Koka u lind më 7 maj 1934 në Sofje të Bullgarisë, në gjirin e një familje me emër të mirë, intelektuale e patriote shqiptare e cila, pas pak vitesh do të kthehej në atdhe dhe do të vendosej në Tiranë. Që në rininë e hershme, tek Faruku do të mishëroheshin cilësitë e vyera të prindërve dhe geni i traditave. Ai trashëgoi më së miri fisnikërinë e Kokave (nga i ati), po aq sa edhe të Serezëve (nga e ëma), por këta të fundit i injektuan edhe dashurinë për artin. E ëma e Farukut, një intelektuale klasi për kohën, mike e Tefta Tashkos, Jorgji Trujës dhe plot grave të tjera të civilizuara të asaj periudhe, veç të tjerash zotëronte edhe dy vegla muzikore me vlera të mëdha. Më 1946, Faruku ishte 12 vjeç, kur mori pjesë në grupin e baletit të vogël. Në vitin 1947 interpreton në shfaqjen premierë, që ky grup jep në kinema Republika. Pjesëmarrës në Festivalin Folklorik Ballkanik të zhvilluar në Manastir (1947), ai nis turnetë e suksesshme jashtë vendit. Me themelimin e Filarmonisë Shqiptare të vitit 1950, Faruku rreshtohet ndër anëtaret e parë të grupeve të valleve profesioniste. Më 28 prill 1950, nën drejtimin e baletmaestrit rus Georgi Perkun, ai interpreton në premierën e suksesshme Vëllazërimi i Popujve. Aktiviteti i tij jashtë vendit, vazhdon më tej me turnetë e Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Polonisë, Berlinit dhe ish Çekosllovakisë e BRSS-së. Në vitin 1952 merr pjesë në të parën estradë shqiptare dhe më pas interpreton si anëtar i grupit të valleve në filmat e parë shqiptarë: Skënderbeu (1953) e Tana (1958). Për vite me radhë, Faruku luan me profesionalizëm e dinjitet artistik, duke kërcyer në plane të para të grupit, si solist dhe shpesh herë në role kryesore. Ai interpreton edhe ne baletin e parë shqiptar Halili dhe Hajria (1963), më pas tek Delina (1964) dhe kështu me radhë. Gjatë periudhës 1950-1966, Faruku tregohet shumë aktiv. Gjithmonë elegant me finesë plastike e shprehje, ai dallohet kryesisht në Dans Klasik. Sigurisht, këto aktivitete kanë luajtur rol në formimin e individualitetit të tij artistik. Faruku punoi me përkushtim e profesionalizëm për të realizuar figura e role të ndryshme, ku ndër të tjera vlen për tu përmendur roli i priftit Klod Frollo tek baleti Esmeralda, rol ky që interpretohej edhe nga mjeshtri i madh Panajot Kanaçi. Loja e Farukut-aktor u rrit artistikisht, falë inteligjencës, botës së brendshme dhe portretit delikat të tij. Arti koreografik, ishte dhe
mbetet një dashuri e madhe e Farukut, por ai, si tradicionalist e serioz skrupuloz, kishte edhe ëndrra të tjera. Në 1961, ai u diplomua në fakultetin Filologji-Histori të Universitetit të Tiranës, duke u shënuar si një ndër të parët artistë të diplomuar të Teatrit të Operas dhe Baletit. Ndoshta kënaqësia e mësimdhënies, e shtyu Farukun të braktisë interpretimin për tu kthyer në një pedagog model. Mjeshtri i madh i koreografi së Panajot Kanaçi, do të shprehej kështu për Faruk Kokën: Përveç realizimit të figurave skenike artistikisht me vlerë pranë Filarmonisë Shqiptare e më pas pranë TOB-it, Faruku pati vokacionin e tij në mësimdhënie. Faruku ka qenë një ndër mësuesit e parë të degës koreografike. Por meqenëse Faruku ishte nga një familje intelektuale e shquar, fillimisht filloi të bjerë edhe mbi të persekutimi i regjimit. Në vitin 1962 i futet një dajë në burg si armik i popullit, hija e të cilit do ta shoqëronte gjatë. Fillimisht edhe pse kuadër e dërgojnë ushtar në brigada pune, duke e shkëputur nga arti e pasioni i tij. Në vitin 1966 Farukun do ta degdisin për 10 vjet rresht në Malësinë e Tiranës në Shupal si mësues historie, por përsëri ai nuk shkëputej dot nga muzika ndaj edhe jep mësimin e muzikës vullnetarisht. Megjithatë Faruku ishte bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit të Folklorit dhe pjesëmarrës në Konferenca të ndryshme, si p,sh. Konferenca e parë e Folklorit Shqiptar në 1972.
Në vitin 1977 e heqin nga Shupali dhe e emërojnë mësues në Shkollën e Baletit në Tiranë dhe më pas edhe drejtor i shkollës, por që nuk e gëzon gjatë këtë post. Një ditë, të vitit 1984, teksa kthehej nga puna për në shtëpi, Farukut i dolën përpara të ngarkuarit e organeve të diktaturës dhe i vunë prangat. Dënohet me 25 vjet burg, për Grup terrorist e si agjent i CIA-s amerikane. Dhe kush? Një artist, pionier i koreografisë shqiptare, një mësues e pedagog i nderuar edhe i ILA për disa vite rresht, njeriu i dashur e i respektuar e me kulturë të gjerë, zbulohet agjent e terrorist. Gjyqi i bëhet në Vlorë, por vetë Faruku nuk njeh asnjë nga këta anëtarë të këtij grupi terrorist, ata bashkëpunëtorët e tij, që sishin gjë tjetër veç spiunë, të cilët i ngjitën shkallët e karrierës, madje militojnë edhe sot. Bashkëkolegët, shokët e tij merrnin tituj e grada, vlerësoheshin, dekoroheshin, madje edhe heronj pune. Faruku u shpërblye me akuzën tradhtar i atdheut, duke u dënuar publikisht me 25 vjet heqje lirie. Më 29 mars 1992 pas disa vitesh burgjesh, me ardhjen e demokracisë, Faruku fiton lirinë, por jo gjithçka. Fisnik dikur, fisnik në burg dhe sërish i tillë. Ai mbetet fisnik në shpirt. Ish nxënësja e tij, aktualisht drejtore e shkollës koreografike, Blerina Arbana pohon: .Kur u kthye në shkollë profesor Faruku, nuk shprehu asnjë shenjë urrejtje apo hakmarrje për ata që i bënë keq. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe me një artist. Mbi të gjitha Faruku është intelektual, njerëzor dhe model i mirësjelljes. Turpi i mbeti diktaturës. Faruku e rini si jetën aty ku e la. Krahas të tjerave, ai nuk mund ta harronte pasionin për baletin. Siç pohon edhe ai vetë: E pra, erdhi më në fund dita që gjërat të shkonin në vendin e duhur. U gjenda sërish pranë motrës sime të dashur, pjesës tjetër të familjes dhe njerëzve të afërt. Doja të rijetoja jetën me të gjitha pasionet e dikurshme, përshi edhe baletin. Shkollën e gjeta në momente të vështira, kur njerëzit e lodhur nga sistemi totalitar, të varfër e me një barrë hallesh të pazgjidhshme, tentonin të largoheshin nga Shqipëria. Kjo më lëndonte, pasi asokohe, por edhe tani mendoj se një komb pa intelekt, pa pjesën elitare të tij, pa atë ferment që përçon vlerat e formimit njerëzor tek gjeneratat e reja, nuk mund të ketë prosperitet. Në shkollën e koreografi së kishin ardhur mësues të rinj. Ishin nxënësit tanë, tashmë me arsim të lartë e të kualifikuar, që krahas arritjeve profesionale, ndaj brezit tonë kishin si avantazh hapjen me botën me perëndimore, kishin avantazh pastaj pushimin së qeni të metodës së realizmit socialist kësaj metode sa dogmatike, aq edhe frenuese të vlerave të gjithanshme të artit. Kjo shihet edhe në hapat progresiste që po hedh shkolla e koreografi së sot, duke hyrë në rrugën e vërtetë të artit dhe të disiplinës në punë. Mbetem optimist se shkolla jonë do të mbetet në ballë të artit shqiptar dhe në formimin e atyre artistëve, që ia kanë ndryshuar fytyrën Shqipërisë ... . Aktiviteti pedagogjik i Farukut është tejet i çmuar edhe në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve të Bukura), duke dhënë më herët lëndën e Plastikës Skenike dhe sot si pedagog i jashtëm Folklorin Koreografik dhe Historinë e Koreografisë Shqiptare. Sipas Esat Oktrovës: Falë pasionit për artin e pedagogjinë, Faruku ka dhënë një kontribut të vyer në formimin e dhjetëra artistëve të talentuar. Ai, krahas pedagogëve si: P. Mani, Z. Shuteriqi, K. Velça, A. Kallulli, G. Erebara, etj., ka luajtur rol të rëndësishëm në themelimin e profilit të regjisë skenike. Ish studenti dhe kolegu i Farukut, aktualisht rektor i Akademisë së Arteve të Bukura, Petrit Malaj shprehet: Evidentimi i punës së Faruk Kokës del në pah lehtësisht, pasi janë të shumtë studentët e tij që sot i gjen si primarë të trupave koreografike, jo vetëm në institucionet tona qendrore kombëtare, p