E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, ceremoni festive për shkollën "Normale"

Përgatitjet për të kremtuar 100-vjetorin e shkollës së parë të mesme shqipe "Normale" dhe Kongresit Kombëtar të Elbasanit, kanë filluar në këtë qytet. Aktivitetet që do të zhvillohen nga qershori deri në 1 dhjetor, data e krijimit të Normales së Elbasanit, do të jenë një bashkëpunim mes këtij Universiteti, Qendrës së Studimeve Albanologjike, bashkisë së Elbasanit dhe Drejtorisë Rajonale të Arsimit. Në kuadër të projektit, do të punohet me fondin dokumentar që ruhet pranë shkollës Normale, Muzeun Historik të Elbasanit si dhe me Arkivin Qendror të Shtetit. Projekti përfshin konferenca shkencore dokumentare, ku do të marrin pjesë personalitete të huaja, ekspozita ndërkombëtare me fonde që ruhen për Normalen dhe Kongresin e Elbasanit e në të gjithë arkivat, dokumentarë televizivë që do të nxjerrin në dukje cilësinë dhe vlerat e Normales, botimi i një albumi historiko-pedagogjik, i titulluar " Shkolla Normale e Elbasanit ( 1909 2009)".  Më 1 dhjetor, 1909 u themelua shkolla Normale, e para shkollë e mesme shqipe dhe hapja e saj erdhi pas Kongresit të Elbasanit në shtator 1909.

Last Updated on Friday, 08 May 2009 19:30

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›