E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, Klafuriç: Kemi disa dëmtime, ndaj Teutës do të bëjmë mirë

Tirana ka mbyllur përgatitjet për dulein kundër Teutës për llogari të javës së dytë në “Abissnet Superiore”. Në konferencën për shtyp trajneri i bardhebluve, Dean Klafuriç foli për formën e kryeqytetasve dhe sitautës me merkaton e verës.

“Jemi të lumtur që më në fund i kemi gati të gjithë lojtarët për të luajtur, ndonëse fatkeqësisht kemi disa dëmtime. Drejtuesit e klubit e ndreqën situatën me lejimin e lojtarëve për tu aktivizuar dhe tashme vëmendjn e kemi te dueli kundër Teutës”.

“Në çdo ndeshje nën drejtimin tim, Tirana do futet për të fituar ndeshjen. Sigurisht që nuk është gjithmonë e mundshme për të fituar ndeshjen, por të paktën duhet të provojmë të fitojmë çdo ndeshje. Dua që lojtarët të japin më të mirën dhe tifozët ta vërejnë këtë gjatë ndeshjes”.

“Në bisedat me drejtorin sportiv dhe njerëzit në bordin e klubit, jemi të ndërgjegjshëm se deri tani jemi mirë. Bie dakord se kemi lojtarë të mirë për buxhetin që ka Tirana për momentin”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›