E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sinani befason Bariçin, Salihi “hesht”

Asport - Tirana "fotokopjoi" fitoren e fazës së parë, kur mposhti për të dytën herë brenda këtij sezonin Dinamon me rezultatin e njëjtë 2-1. Madje skema e shënimit të golave ishte identike me takimin e javës së 4-t të fazës së parë: Dinamo kalon e para në avantazh dhe Tirana përmbys rezultatin me dy gola.
Por nëse në fitoren e fazës së parë, golat bardheblu mbanin firmat e Hamdi Salihit dhe Eleandro Pemës, dy golat e fitores së javës së 15, kanë vetëm një emër: shkodranin Vioresin Sinani. Golashënuesi më i mirë i sezonit 2004-2005 me 36 gola, finalizoi në minutat 41 dhe 90, duke u ngjitur kështu dhe në krye të klasifikimit special të golashënuesve me 12 gola e duke lënë pas partnerin e tij në sulm, Hamdi Salihin.
Takimi që u ndoq edhe nga trajneri i Kombëtares, kroati Oto Baric, ishte tërësisht i tensionuar nga dyluftimet e forta, madje dy skuadrat e mbyllën takimin me nga dhjetë lojtarë, kur në minutën e fundit të pjesës së parë, gjyqtari Ervis Peza ndëshkoi me karton të kuq si sulmuesin Sokol Ishka të Dinamos, ashtu dhe mbrojtësin nigerian Abraham të Tiranës. Dinamo shënoi e parë me anë të Ilir Qorrit pa u mbyllyr plotsisht minuta e dhjetë. Goli i tretë sesonal, qe e festoi në stilin e Francesko Totit, me gishtin e futur në gojë si biberon.
Tirana vuan shumë, madje në dylfytime të ashpra futet edhe trajneri-lojtar Redi Jupi, që u ndëshkua me karton të verdhë. Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Vioresin Sinani përfitoi nga një rreshtim i gabuar i mbrojtjes dinamovite duke barazuar rezultatin në 1-1. Një gol, për të cilin trajneri i Dinamos, Redi Jupi shfaqi shumë pretendime pas ndeshjes, duke e konsideruar si i shënuar nga një pozicion jashtëloje. Në fund të pjesës së parë, kroati Kastel i lë vendin të riut Ilirjan Caushi, dhe para se të mbyllej 45 minutëshi i parë, skena e zakonshme e dhunës. Ishka dhe Abraham nuk përtojnë të reagojnë dhunshëm ndaj njëri tjetrit.
Dyzetepesë minutat e pjesës së dytë ishin shumë më nervoze se pjesa e parë, dhe shumë pak mund të flitet për futboll, teksa dhe formacionet janë shumë larg portave kundërshtare. Në minutën e 65-të erdhi dhe dëmtimi i mbrojtësit të Tiranës, Nevil Dede, që braktis fushën. Trajneri Muca hodhi në fushë sulmuesin Eleandro Pema që detyrohet të spostohet në qendër të mbrojtjes. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Sinani shpiku golin e fitores. Minuta e 90: Dinamo-Tirana 1-2. Tekniku Muca është në ekstazë, ndërkohë që euforia përcillet dhe në tribunën VIP te donatorët e Tiranës. Ka ende vetëm pak kohë, sa për t bërë ndrimin e goleadorit Sinani me të riun Karaj. Tirana morri tri pikët e cmuara që e mbajnë në krye me 29 pikë, por tashmë jo nën presionin e Elbasanit që humbi në Krujë, por të Teutës, që me fitoren e pritshme të së mërkurës, ndaj Apolonisë do të jetë vetëm një pikë larg rekordmenëve.
DINAMO-TIRANA 1-2
E shtunë, 9 dhjetor 2006
Stadiumi "Selman Stërmasi", Tiranë
Dinamo: Lika, Kastel (Caushi 44'), Ahmataj, E. Xhafa, Ishka, Deliallisi (Arbri 89'), Poci, Jupi, Vincetic, Qorri, Gudjabi. Trajner: Redi Jupi.
Tirana: Hidi, Dede (Pema 65'), Hajdari, Abraham, Bulku, Bakalli (Fish 75'), Sefa, Duro, Muka, Sinani (Karaj), Salihi. Trajner: Shkëlqim Muca.
Shënues: Qorri 8' / Sinani 41', 90'.
Gjyqtarë: E. Peza. S. Avdo, G. Maloku.
Kartona të verdhë: Jupi, Caushi.
Kartonë të kuq: Ishka / Abraham
Faza e parë: 1-2
Bilanci midis ekipeve: 122 ndeshje; 42 fitore Dinamo, 31 barazime, 49 fitore Dinamo.
Humbjet 1-2 të Dinamos
Sezoni 1999-00: 1-2
Sezoni 1988-89: 1-2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›