E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vdes në pus hyri për ta pastruar

TIRANE- Një 59 vjecar ka humbur jetën brenda në një pus uji në oborrin e shtëpisë së tij në Yzberisht të Tiranës. Viktima Agim Cibaku, 59 vjeç kishte hyrë në pus për ta pastuar, por ka mbetur i asfiksuar si pasojë e gazrave brenda në pus. Viktima ka hyrë brenda dhe nuk ka mundur të dalë më. Trupi i 59 vjecarit është nxjerrë nga pusi pak kohë më vonë, nga forcat e policisë së rendit të cilat shkuan menjëherë në vendngjarje.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›