Avokatët kryesisht dhe psikologët: Duam rrogat
16/12/2011 Pretendojnë se s’paguhen prej 3 vitesh
Avokatët që caktohen nga gjykata kryesisht, si dhe psikologët, shfaqin pakënaqësinë e tyre lidhur me mungesën e marrjes së shumave financiare që i takojnë për përfaqësimin ligjor të të pandehurve në sallën e gjyqit. Ata shprehen se prej 3 vjetësh s’kanë marrë asnjë shumë financiare nga gjykatat, dhe se sipas këtyre të fundit shkak i kësaj situate është bërë mungesa e fondeve ekonomike. Kryetarët e gjykatave në kryeqytet thonë se si rezultat tkurrjes nga Ministria e Drejtësisë së buxhetit të tyre, është arritur deri në këtë situatë për mospagimin e avokatëve kryesisht, psikologëve dhe ekspertëve. Ndërkohë që zyra e financës së gjykatës së Tiranës shpjegon se avokatët kryesisht kanë që nga qershori i 2011-ës, që nuk janë paguar pasi nuk ka fonde shteti, por avokatët kryesisht do të paguhen në fillim të 2012-ës, pohojnë pjesëtarë të kësaj zyre.