Projekti, spitali i Elbasanit si Nënë Tereza
16/12/2011 Planet gjatë një konference mjekësore ndërkombëtare
Departamenti i Infermierisë parashikohet të kthehet në fakultet
ELBASAN- Universiteti i Elbasanit në bashkëpunim me qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” kanë startuar konferencën e IV mjekësore ndërkombëtare të specialisteve që do të zgjasë deri 17 dhjetor. Në konferencë përfshihen punime nga specialistë e studiues nga shumë universitete, si dhe profesionistë në karrierë. Përgjegjësi i Departamentit, Skënder Topi, tha se është një risi në bashkëpunim me partnerë kombëtar dhe ndërkombëtarë që sjellin realizimin e kësaj konference me një seri punimesh. Konferenca është akredituar dhe referatet që do të realizohen këto ditë vijnë nga të gjitha specialitetet e mjekësisë. Të përballesh me të rejat për të përmirësuar aktivitetin është një sfidë dhe qëllimi ynë është rritja e cilësisë në raport me pacientin. Duke përmirësuar jetën e pacientit reduktojmë kostot. Jemi mbështetur për projektet që kemi si nga Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë, nga Universiteti e Qendra Spitalore dhe partnerë të tjerë dhe struktura që punojnë në Itali. Ndërkohë rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, tha se “Ky aktivitet shkencor i zhvilluar nga Universiteti i Elbasanit dhe posaçërisht nga Departamenti i Infermieristikës që shpresojmë të kthehet në një fakultet, pasi i plotëson të gjitha parametrat është një hap i rëndësishëm i kërkimit shkencor dhe social. Bashkëpunimi me strukturat spitalore, strukturat qeverisëse, me Universitetin e Tiranës dhe Fakultetin e Infermierisë në Tiranë e bëjnë këtë konferencë mjaft cilësore. Më vjen mirë si rektori i Universitetit të Tiranës për një bashkëpunim të tillë. Pëllumb Pipero, përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë, mbështeti idenë e kthimit të qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli” në një qendër universitare. “Është konferenca e katërt e një departamenti, i cili pa qenë fakultet, arrin të zhvillojë 4 konferenca shumë të rëndësishme të edukimit në vazhdim. Synimi për kthimin e departamentit në fakultet duhet të ecë paralelisht me kthimin e spitalit rajonal të Elbasanit në një spital universitar për të integruar mësimdhënien me tregun e punës”. Universiteti i Elbasanit mbështet konferencën ndërkombëtare tashmë të akredituar dhe të kthyer në traditë për departamentin e infermieristikës dhe Qendrës Spitalore “Xhaferr Kongoli”. L. Lleshi