Rekord te kampionati i shkollave

Prej 6 ditësh në sallën qëndrore të Federatës Shqiptare të Shahut u zhvillua kampionati i shkollave 9-vjecare të kryeqytetit. Në aktivitet morën pjesë rreth 500 nxënës, përfaqësues të 35 shkollave të Tiranës. I gjithë kampionati vijoi normalisht, nën kujdesin e vecantë të kryegjyqtarit të garave Shkëlqim Lazaj, gjyqtarëve Medi Bejleri, Ermal Culi, Mirel Sehi dhe specialistit të vëzhgimit Ylvi Pustina. Një kontribut të madh dha edhe Drejtoria Arsimore e Tiranës me drejtuese Arjana Bekteshi. Në përfundim të këtij konkurimi maratonë u shpallën edhe fituesit: Enisa Shqahu, Debora Skëndo, Ervina Lulja, Suzana Kërciku, Robert Lleshi, Junildo Vatnikaj, Endri Lulja, Bruna Tuzi, Rebeka Kondi, Migena Lleshi, Jurgen Gjonaj, Donald Vatnikaj, Lars Qerimi, Ernis Ramadani, Kristiana Skëndo, Ina Mirakaj, Xhulia Dosti, Zeliha Koldashi, Blerim Rasha, Diamant Yzeiri, Edison Brahollari dhe Jurgen Ismaili. Si loja më e bukur u cilësua ajo mes Ornela Laci(shkolla "S.Luarasi") dhe Adriana Shehut(shkolla e Kuqe). "Fan Noli" spikati si shkolla më me shumë talente të shahut.
Ol.Se