Tirana do të ketë një shesh piramidë
Një shesh në formë piramide, që vjen duke u rritur gradualisht deri në dy metra në mes. Me një brez të gjelbër përreth, një ndërtesë tregtare dhe një qytetare të re. Asgjë nuk shembet nga ndërtesat historike aktuale. Kjo është qendra e re e kryeqytetit që do të shohin të gjithë qytetarët, duke nisur nga korriku i 2009-ës.
Dje është shpallur firma fituese, që do të rindërtojë simbolin e vendit, sheshin "Skënderbej". Është belgja, 51N4E, që do të rindërtojë sheshin, pasi fitoi çmimin në konkursin ndërkombëtar për qendrën. Ajo ofroi çmimin më të ulët dhe solli një projekt, që ruan vlerat historike të sheshit, ndaj edhe mori vendin e parë në këtë garë.
Konkursi
Përfaqësuesi i firmës, Anrys Johan, u shpreh dje se "për katër muaj përfundon totalisht projekti dhe për afro një vit, deri në korrikun e vitit të ardhshëm, punimet do të kenë përfunduar". Rrezja e rindërtimit kap vetëm qendrën e Tiranës. Plot 10 milionë euro do të investohen për rindërtimin e tij, prej të cilëve 5 milionë euro i financon Emirati i Kuvajtit dhe 5 milionë janë nga fondi i Bashkisë së Tiranës. Çmimi i është dhënë firmës belge nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili u shpreh se "jam i bindur se juria bëri zgjedhjen e realizueshme për sheshin, si dhe zgjedhjen më pak të kushtueshme". Ndërsa përfaqësuesi i firmës fituese, Johan, thotë se "në vështrimin tonë, sheshi i Tiranës është vendi ku çdokush është i lirë ta përdorë, që lejon njerëzit të lidhen me njëri-tjetrin". Juria, që përbëhej nga 11 anëtarë, pjesa më e madhe e tyre ishin të huaj, zgjodhi firmën belge për rindërtimin e qendrës, mes 6 studiove konkurrente, të gjitha të huaja.
Gjelbërimi
Projekti i studios belge "51N4E" e parashikon sheshin në formën e një piramide, të ngritur me afro dy metra nga toka. Piramida nuk është e ftohtë, ajo ka shumë gjelbërim. Siç duket nga projekti, sheshi del në pah nëpërmjet brezit të tij. Ky brez përbëhet nga gjelbërimi, hijet, ndërtesat ekzistuese dhe ato që do të ndërtohen. Biodiversiteti i gjelbërimit do të jetë po aq i pasur sa edhe koleksioni i ndërtesave. Një panteon bimësie, me brezare pemësh, që funksionojnë si një paradhomë për në sheshin kryesor. Elementë që harmonizohen mes dendësisë së qytetit dhe hapjes së sheshit. Brezaret ofrojnë një varietet kalimesh për të hyrë në shesh. Pra do të jetë i mbrojtur dhe i padukshëm deri në momentin që hedh hapin brenda tij. Brezi është njëherësh një tërheqje në vetvete, ai përmban kopshte, mjedise të hapura për aktivitete, bare dhe kafe. Skajet e sheshit do të jenë një unazë hapësirash dhe atmosferash të ndryshme. Kjo unazë do të jetë një pjesë natyrale e bulevardit "Dëshmorët e Kombit".
Ndërtesat
Opera, muzeu, xhamia, etj., do të marrin një pamje të re. Ndërtesat historike të qendrës do të kurohen me kujdes nga firma me detaje të reja. Por në thelb, ato nuk ndryshojnë. Kështu Teatri i Operës dhe Baletit është projektuar i plotësuar me një holl të madh, ku do të zhvillohen aktivitete. Xhamia kornizohet nga një dysheme e re, e cila sjell imazhin sikur xhamia është ulur mbi një qilim madhështor. Ndërtesat e ministrive janë trajtuar në një linjë me kopshtin e fundosur të luleve. Teatri i Kukullave do të lidhet me një kënd të ri lojërash para tij. Ndërsa Banka e Shqipërisë shfaqet mbi një platformë të re përpara saj. Qendra e re tregtare, që do të ndërtohet në hyrje të bulevardit "Zogu I", propozohet e ngritur nga toka për të lejuar një hapësirë, e cila krijon një hyrje të madhe në shesh. Ajo do të jetë e kornizuar njëherësh me kolonadën e ndërtesës së Operës. Funksionet tregtare plotësohen nga një hapësirë ekspozitash për ngjarje kulturore. Muzeu Kombëtar do të lidhet ndryshe me sheshin, nëpërmjet shkallëve kryesore të riorganizuara. Kulla qytetare është propozimi tjetër i ri, që vjen nga studioja belge. Sipas projektit, pranë bashkisë do të ngrihet një ndërtesë me dhoma të vogla, shumë dritare dhe ballkone, për të mundësuar pamjen e bukurisë së sheshit. Ndërtesa simbol i ngjarjeve të rëndësishme të jetës, si regjistrimi i lindjes, ose i martesës, do t‘i shërbejë atyre qytetarëve që shkojnë për të marrë shërbime në Bashkinë e Tiranës.
Ngjyrat dhe dritat
Ditën, brezi i pemëve do të ofrojë komfort, hije dhe mbrojtje. Sheshi vetë do të jetë disi sfidues, duke ofruar një përvojë provokuese. Në brendësi piramida do të jetë e mbushur me ujë. Natën, sheshi do të jetë e kundërta e asaj çka sheh ditën, ai do të jetë i ndriçuar fort përreth brezit, duke krijuar një zonë muzgu në qendër.