Çmimet, BB: Qeveritë të marrin masa
Kriza e çmimeve, që ka përfshirë tashmë të gjithë globin, ka alarmuar institucionet ndërkombëtare të specializuara. Banka Botërore, në përpjekje për të kufizuar pasojat e rënda të kësaj krize, u ka bërë apel të gjitha qeverive të botës, kryesisht atyre të vendeve që rrezikohen më shumë nga kjo krizë, që të mos qëndrojnë indiferente përballë një situate të tillë, por të ndërhyjnë sa më parë me qëllim që të kufizojnë pasojat e tmerrshme që rritja e çmimeve mund të sjellë për shtresat e varfëra. Në një dokument të publikuar dje, Banka Botërore u sugjeron tri rrugë për të limituar pasojat negative të rritjes së çmimeve për mallrat ushqimorë. Ekspertët e saj e kanë quajtur këtë dokument si Politikat Opsionale për Rritjen e Çmimeve dhe Përgjigja e Bankës Botërore. Sipas tyre ka tri rrugë, që përdoren më gjerësisht për t‘i bërë ballë një situate si kjo; subvencion me para në dorë për të varfërit, ndërhyrje për të ulur çmimet e produkteve ushqimore përmes politikave fiskale dhe masave administrative dhe ndërhyrjet për të nxitur rritjen e prodhimit në periudhë afatgjatë. Banka Botërore vëren se të tria këto zgjidhje, krahas përfitimeve, kanë edhe kosto. Duhet thënë se një numër shumë i madh vendesh, të cilat kanë preferuar të mos rrinë duarkryq ndaj kësaj situate, kanë filluar që të vënë në zbatim këto zgjidhje ose të tjera të ngjashme me to.
Kompensimi
Mënyra e subvencionimit direkt me para në dorë për të varfërit është ajo që mbështetet më shumë nga institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Kjo zgjidhje ka rezultuar shumë eficente dhe përdoret gjerësisht edhe nga vende mjaft të zhvilluara si Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo dhe Suedia. Banka Botërore thotë se kjo mënyrë rrit fuqinë blerëse të të varfërve, pa diskriminuar prodhimin bujqësor vendas, si dhe pa ulur të ardhurat e prodhuesve të varfër vendas. Kjo zgjidhje përfshin dhënien e parave në dorë për një kategori të caktuar njerëzish në bazë të disa kritereve të përcaktuara më parë. Paratë në dorë jepen për njerëzit me të ardhura të ulëta, ata që janë të papunë dhe ata që ndodhen në zona të vështira. Por Banka Botërore thekson se ky proces duhet të administrohet me kujdes për të mos u kthyer në joefektiv. Banka Botërore thotë se zakonisht në vendet me një administratë të dobët dhe të korruptuar skema ka dështuar.
Ulja e çmimeve
Ekspertët e Bankës Botërore vërejnë se mënyra më e lehtë për të ulur çmimet e produkteve bujqësore është ajo e uljes së taksave. "Shumë vende të botës vendosin taksa mbi importin e ushqimeve për të mbrojtur prodhimin vendas, por edhe për të rritur të ardhurat e tyre në buxhet. Gjatë situatave të tilla me rritje të fortë të çmimeve, ulja e barrës doganore në importin e produkteve ushqimore mund të sjellë lehtësi për konsumatorët", thotë dokumenti i Bankës Botërore. Por BB vëren se ulja e taksave mund të sjellë reduktimin e të ardhurave buxhetore dhe kjo e kombinuar me rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen sociale mund të kërkojë rishikimin e disa prioriteteve buxhetore.
Ulja e kostove
Sipas disa studimeve të kryera nga Banka Botërore ka rezultuar se në vendet me të ardhura të ulëta, kostot e transportit janë një zë mjaft i rëndësishëm në rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore. Studimet tregojnë se kostot e transportit në këto vende janë gati 9 për qind më të larta se ato të vendeve të zhvilluara. Për këtë, ekspertët sugjerojnë investimet në infrastrukturë, si një mjet i mirë për të ulur kostot e prodhimeve bujqësore në një periudhë afatgjatë. Madje Banka Botërore është duke financuar një projekt të ngjashëm edhe në Shqipëri, i cili synon ndërtimin e 1200 kilometrave rrugë rurale, që kanë si synim afrimin e prodhimit bujqësor me tregun.
Kriza, qeveria shqiptare asnjë masë
Ndërsa Banka Botërore bën thirrje për ndërhyrje urgjente, qeveria shqiptare mbetet ndër të vetmet në botë që deri më tani nuk ka lajmëruar asnjë masë për të përballuar efektet e krizës së ushqimeve. Qeveria ka hedhur poshtë disa herë variantin e reduktimit të barrës doganore, që u kërkua dhe nga opozita, nën argumentin se kjo do të dëmtonte prodhimin vendas. Buxhetet e familjarëve shqiptarë janë goditur tri herë brenda një viti, si pasojë e rritjes së çmimeve për ushqimet, por edhe për shkak të taksës së sheshtë. Ndonëse Kryeministri Berisha ka deklaruar publikisht se qeveria e tij do të kompensojë çdo rritje të çmimeve, deri më tani nuk është lajmëruar asnjë veprim konkret për të zbutur efektet e krizës, madje as tek shtresat e varfëra të popullsisë. E vetmja masë e lajmëruar deri më tani nga Ministria e Financave është ajo për rritjen e pagave dhe pensioneve me një nivel që shkon nga 5-10 për qind. Kjo rritje, që pritet të ndodhë në korrik, ishte parashikuar që në fillim të vitit.
Pagat
Rritja e pagave dhe pensioneve nuk është një nga zgjidhjet që institucionet e njohura financiare rekomandojnë për të përballuar efektet e krizës. Kjo, për arsyen e thjeshtë se individët me të ardhurat më të ulëta janë kryesisht të papunë. Por edhe për një arsye tjetër, që ka të bëjë me faktin e thjeshtë se jo të gjithë punojnë në sektorin publik. Rritja e pagave për buxhetorët nuk mbron ata që punojnë në sektorin privat. Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 110 mijë shqiptarë punojnë në industrinë e fasonit, ku pagat shpesh janë edhe nën nivelin e pagës minimale prej 16 mijë lekësh të vendosur nga qeveria.
FMN-ja rekomandoi zgjidhjen
Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte institucioni i parë që i kërkoi publikisht qeverisë shqiptare të mos rrinte duarkryq përballë kësaj situate. Që në fillim të këtij viti, FMN-ja, përmes përfaqësueses së përhershme në Tiranë, Ann Margaret Westin, i rekomandoi qeverisë shqiptare që të fillonte kompensimin me para në dorë për shtresat me të ardhura të ulëta. Sipas FMN-së, kjo është mënyra më e mirë për t‘i bërë ballë kësaj situate në tregun vendas. Sugjerime për ndërhyrje urgjente kanë ardhur edhe nga ekspertët e pavarur nën vend, të cilët kanë rekomanduar ndërhyrjen e shtetit në treg përmes Drejtorisë së Rezervave, por edhe reduktimin e barrës doganore për disa nga produktet më të rëndësishme ushqimore. Banka Botërore raporton se një numër shumë i madh vendesh janë duke ndërmarrë politika për të nxitur prodhimin bujqësor, përmes subvencioneve direkte. Qeveria shqiptare ka vendosur si prioritet të sajin pemëtarinë dhe ka deklaruar publikisht se nuk do të marrë asnjë masë mbështetëse për drithërat, pavarësisht se çmimi i tyre gjatë dy viteve të fundit është trefishuar, në disa raste dhe katërfishuar.