E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana e gatshme për të shlyer ‘gabimin’ Luz

Autori i Lajmit: Redaksia
Do të luhen sot ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Dy javë më parë surprizën e bënë ekipi i Luzit 2008-të dhe Bilisht Sportit. Të parët mundën 3-1 Tiranën në një takim që u zhvillua në një atmosferë festive në fshatin e vogël të rrethit të Kavajës. Ndërsa ekipi i Blisht Sportit bëri surprizën e dytë. Këta të fundit i kanë marrë një fitore të thellë (3-1) ekipit të Apolonisë. Tashmë Tiranës dhe Apolonisë, që të kualifikohen, për në turin e dytë i duhet një fitore me dy gola diferencë. Vllaznia do të luajë një ndeshje formale në Kupën e Shqipërisë përballë Tomorit të Kategorisë së Dytë. Skuadra shkodrane fitoi 4-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Berat ku spikati talenti Bekim Bala, autor i 3 golave në atë takim. Ndërsa në Ballsh kanë besim të plotë se Bylis do ta kalojë Turbinën, pavarësisht se në ndeshjen e parë kryesuesit e Kategorisë së Parë humbën me rezultatin minimal 1-0 më cërrikasit. Dy skuadrat militojnë në të njëjtin kompeticion dhe ndajnë midis tyre një diferencë prej +11 pikësh në favor të Bylisit.

“Rikonfirmimi”

Askush nuk e priste që takimi i sotëm Tirana-Luzi të kishte kaq interes. Gjithçka filloi me takimin që u zhvillua dy javë më parë në Kavajë ku ekipi vendas arriti të mposhtë kampionen e Shqipërisë me rezultin e thellë, 3-1. por tashmë duket se shumë gjëra kanë ndryshuar. Bradheblutë, në atë takim erdhën pas disfatën që pësuan me Dinamo, tashmë duket se kanë kaluar krizën: pasi kanë në dy javët e fundit të Superligësn kanë mundur Teutën dhe kanë arritur të marrin tri pikë të rënda ndaj Vllaznisë në Shkodër. Tashmë ekipi i Tiranës ndodhet në vendin e pestë të Superligës në kuotën e 14 pikëve. nga ana tjetër edhe ekipi i Luzit në Kategorinë e Dytë ka marrë një fitore në Rogozhinë. Kavajasit kanë mundur ekipin e Egnatias e 0-2. Takimi ishte i vlefshëm për javën e 7-të të Kategorisë së Dytë, Grupi i Veriut. Golat për Luzi 2008 të drejtuar nga Kashami u shënuan nga Lusha (27’) dhe Agastra (77’). Apolonia humbi ndeshjen e parë 3-1 në Bilisht. Tashmë ekipit fierak i duhet të fitojë me të paktën dy gola diferencë me Bilisht Sport në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Në takimin e parë skaudra fierake e drejtuar nga Esad Karishik humbi 3-1 në Bilisht, ku falë golit të realizuar me penallti nga Sead Haxhibuliç në minutën e 85-të i mbajti shpresat gjallë për një kualifikim të mundshëm. Trajneri Karishik do të ketë katër mungesa thelbësore në formacion kundër Bilishtit. Për Apoloninë do të mungojnë Ferizoviç, Kelmendi, Hoti dhe Bërkiç. Agim Meto rikthehet.

Partizani

Partizani është skuadra me më shumë trofe të fituar në Kupën e Shqipërisë, 15, i ndjekur nga Dinamo e Tirana, që të dyja me nga 13. “Të kqutë” synojnë fitoren me Adën e Velipojës të shoqëruar dhe me kualifikimin për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Në takimin e parë të zhvilluar para dy javësh dy skuadrat u ndanë në barazim pa gola, duke e lënë të hapur çështjen e kualifikimit në 90 minutat e dyta.

Sot
Kupa e Shqipërisë
Ndeshjet e para
Grupi A
Luzi 3-1 Tirana
Mamurrasi 2-3 Dinamo
Memaliaj 1-2 Shkumbini
Pogradeci 2-3 Besa
Besëlidhja 1-2 Laçi
Sopoti 0-4 Kastrioti
Turbina 1-0 Bylis
Burreli 0-0 Lushnja

Grupi B
Tomori 0-4 Vllaznia
Vlora 0- 2 Teuta
Gramshi 0-3 Flamurtari
Bilishti 3-1 Apolonia
Skrapari 5-3 Skenderbeu
Luftëtari 1-3 Gramozi
Ada 0-0 Partizani
Kamza 2-1 Elbasani

Ky lajm është publikuar: 04/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›