Tirana feston Vitin e Ri, BalkanWeb uron Gëzuar
TIRANE- Mijëra qytetarë kanë pritur në sheshin Skënderbej ndërrimin e viteve. Në një atmosferë festive, dhe një koncert me këngëtarët e muzikës moderne shqiptare, qytetarët kanë uruar njëri tjetrin për më shumë mbarësi në vitin që sapo hymë. Festivali ishte organizuar nën kujdesin e Bashkisë së Tiranë, ndërsa fishekzjarret që shpërthyern në orën 00:00 kanë ndricuar kryeqytetin duke e bërë edhe më të bukur atë. Qytetarët kanë nisur telefonatat dhe mesazhet me urimet më të bukura për të afërmit, miqtë e tyre.Nuk kanë munguar as kapsollat, prej kohësh të kthyera në një ritual të përvitshëm. Shpërthimi i tyre nga kalamajt ka krijuar zhurmë por dhe frikë tek qytetarët që ndodheshin në shesh për të pritur ndërrimin e viteve. Pothuajse gjatë gjithë orëve të natës së të enjtes duke u gdhirë e premtja e gjithë Tirana dhe sheshi “Skenderbej” është mbuluar nga tymi i barutit të fishekzjarreve dhe kapsulave. Pas orës 00:00 të rintjë kanë mbushur lokalet e Tiranës për të festuar deri në orët e para të mëngjesit.(s.g/BalkanWeb)