E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo: Trajneret e huaj nuk vleresohen mire ne Itali

Interi po dominon futbollin italian, por trajneri i zikalterve Hoze Murinjo, e ndjen se nuk ndihet shume i vleresuar me punen e tij ne Itali dhe komentet e tij, i ka bere ne nje interviste te fundit, pas fitores ndaj Fiorentines. "Ne Seria A nga 20 trajnere,18 jane italiane, nje eshte gjysme italian dhe gjysme brazilian (Leonardo i Milanit, qe ne fakt eshte plotesisht brazilian) dhe nje i huaj", - theksoi Murinjo. "Kur te votohet ne fund te muajit per trajnerin me te mire, jam i sigurt se une nuk do te jem i votuar nga te tjeret", - deklaroi trajneri zikalter, Hoze Murinjo. "Duhet me pare qe une te votoj per veten time, qe te marre ndoshta nje vote. Valter Zenga, qe e kisha mik, iu tregua dera tek Palermo", - vazhdoi trajneri zikalter, me nota pesimiste. Taktikat e zikalterve jane kritikuar edhe ne vendin e tij, ne Portugali. "Ne nje vend qe nuk eshte shume i madh, njerezit krenohen edhe me suksese te vogla", - tha trajneri i Interit. "Kam disa miq qe me thone, se kur shohin Interin ne televizionet portugeze e ulin zerin ne minimum. Shoh se si ne Itali festojne sukseset e Karlo Ancelotit tek Celsi, se si jane te zemeruar me eliminimin e pandershem te Irlandes se Xhovani Trapatonit dhe me progresin e Italise se Fabio Kapelos", - theksoi Hoze Murinjo. "Nese i krahasoj keto trajtime me vendin tim, ndonjehere nuk e di se kur duhet te qesh ose te qaj. Ndryshimi eshte absurd", - shprehet "'The Special One". Hoze Murinjo tha se do te drejtoje ekipin kombetar te Portugalise, ndoshta kur te mbushe 70 vjec.

Votimi

Ne Itali, pas cdo sezoni zgjidhet trajneri me i mire i Seria A dhe zakonisht ai ka qene italian. Nje vit me pare Interi doli kampion, por Murinjo edhe pas ketij suksese shprehet pesimist se do te shpallet me i miri ne Itali. Nen drejtimin e portugezit, Inter kryeson tete pike para Juventusit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›