E Shtunë, 31 Tetor 2026

Josa e Vllaznia “zhvirgjërojnë” Luftëtarin

Albania-Sport (AS)- Mirel Josa dhe Vllaznia thyejnë mitin e pathyeshëmërisë së Luftëtarit e në shtëpinë e tij duke fituar 3-2 në javën e parë të fazës së dytë, por ajo që bie më shumë në sy është "zhvirgjërimi" i portës gjirokastrite nga ana e shkodranëve me tre gola, duke thyer edhe rekordin prej 450 minutash pa gol të Luftëtarit. Vllaznia përsërit kështu fitoren e sezonit 2000-2001, edhe pse atëherë ajo u arrit në shifra mininale, 1-0 me gol të Vioresin Sinanit (44').
Josa, trajneri që u shkarkua nga Tirana edhe pse e mbylli fazën e parë në vend të parë, nisi kështu në mënyë spektakolare aventurën në stolin e Vllaznisë, duke i dhënë një sinjal të qartë besimi presidentit Valter Fushaj, i shoqëruar kështu edhe me një paralmërim të dyfishtë donatorëve të Tiranës dhe ish-trajnerit gjerman Ulrich Shulze. Luftëtari i mbështetur nga tifozeria më fanatike bluzi realizoi i pari me anë të sulmuesit Olgert Stafa (31'), që realizoi kështu edhe golin e katërt sezonal duke vërtetuar se është një nga blerjet më të mira të skuadrës gjirokastrite. Kur dukej se pjesa e parë do t'i conte ekipet në dhomat e zhveshjes me avantazhin e gjirokastritëve, 19-vjecari Xhevair Sukaj realizoi në minutën e 44-t golin e barazimit të Vllaznisë, duke thyer dhe vazhdimisinë e paprekshmërisë së portës së Luftëtarit në shtëpi. Një gol që qetëeson trajnerin e ri te Vllaznise, Mirel Josa dhe që udhëzon lojtarët e tij në dhomat e zhveshjes për t'i hedhur pa frikë sytë nga sulmi. Në pjesën e dytë Luftëtari zëvendëson mbrojtësin e dëmtuar Ilir Dibra me Olsi Bejollarin. Pak minuta më pas
Portieri shkodran i Luftëtarit, Gaspër Ndoja arriti të ndalojë në të 54' sulmuesin e Vllaznisë, Skerdi Bejzade që rrëmbeu një top pas gabimit të kamerunasit të Luftëtarit, Simo. Mbrojtja e Luftëtarit ishte në një ditë të errët, kjo edhe për shkak të daljes nga loja të mbrojtësit Dibra dhe mosaktivizimit prej gjashtë ndeshjesh të Vasilievsk Lamajt, që para pak ditësh kreu edhe një operacion. Futbollisti i Vllaznisë, Suad Lici, ish-lojtar i Luftëtarit para pesë sezonesh, arriti të shfrytëzojë rreshtimin e gabuar të mbrojtjes duke realizuar golin e avantazhit për Vllazninë në minutën e 62-të. Goli i katërt sezonal i 32 vjecarit Lici. Entuizmi i shkodranëve arrin kulmin, ndërsa Luftëtari kaloi një tjetër cast pasigurie. Tre minuta më pas, Sukaj shënoi golin e tretë të Vllaznisë. Luftëtari-Vllaznia 1-3. E pabesueshme në Gjirokastër. Luftëtari bën të gjitha përpjekjet dhe arrin të ngushtojë rezultatin me anë të Fejzo Shënaj, që i bëri kështu dhuratën më të mirë vetes, kur pas pesë ditësh do të festojë 22 vjetorin e tij.

LUFTËTARI - VLLAZNIA 2-3
Shënues: Olgert Stafa 31', Shenaj 81'/ Sukaj 44', 70', Lici 67'
Gjyqtarë: Lorenc Jemini, Devis Koreshi, Fatmir Elezi
Stadiumi "Luftëtari", Gjirokastër
BILANCI I NDESHJEVE
LUFTËTARI - VLLAZNIA
66 ndeshje
14 fitore Luftëtari
12 barazime
41 fitore Vllaznia
Golat: 49-108

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›