Shtynë gjyqtarin, 11 ndeshje moslojë

Engin Baytar në fitoren e Galatasarayt kundër Fenerbahces (3:2) në Superkupën e Turqisë u përjashtua në minutën e 65-të pas reagimit të ashpër pas golit të barazimit të Fenerit.
Baytar e shtyu gjyqtarin Çakir kurse Komisioni Disiplinor i Federatës turke të Futbollit (PFDK) e dënoi mesfushorin e Galatasarayt me 11 ndeshje moslojë dhe gjobë prej 9 mijë eurosh.
“Gjobën e kuptojmë por 11 ndeshje suspendim është pak e tepërt. Do të ankohemi ndaj këtij vendimi”, deklaroi zyrtari i Galatasarayt, Abdurehim Albayrak.
Në përgjithësi të dy klubet morën gjoba për sjelljen e tifozëve të tyre të cilët në disa raste arritën të ndërprenë takimin me hedhjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike në fushë.