E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, gati për të “vrarë” Luftëtarin

ASA (Albanian Sport Agency)- Tirana, me 6 lojtarë në formacionin e Kombëtares A, rikthehet në kampionat me synimin për të larguar imazhin e humbjes të papritur në Peqin me Shkumbinin vendas (2-1). Përballë Luftëtarit të Gjirokastrës, me asnjë fitore në transfertë dhe 12 humbje në transfertë (vendi i fundit në renditjen specifike për ndeshjet jashtë), Tirana synon tri pikë të tjera, teksa me skuadrën e drejtuar dikur nga Ilir Spahiu kanë fituar dhe dy takimet e para.
Për bardheblutë do të mungojë kapiteni Devi Muka (i dëmtuar), ndërsa te Luftëtari do të mungojë edhe këtë javë kapiteni Novi (i pezulluar). Një humbje e re e Luftëtarit, që ka marrë vetëm një pikë në shtatë takimet e fundit, do të thoshte një këmbim vendesh me Shkumbinin, në rast se skuadra peqinase do të fitojë në Fier.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 25
31 mars, ora 14:00
TIRANA-LUFTËTARI
Gjyqtarë: Guce, Avdo, Lamja
Stadiumi "Qemal Stafa", Tiranë
Dy fazat e para:
Tirana-Luftëtari 3-1
Luftëtari-Tirana 0-2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›