Apolonia, përpjekja e fundit në Superligë

ASA (Albanian Sport Agency)- Apolonia i ka fituar të dyja përballjet sezonale me Shkumbinin (3-2, 1-0), por gjithsesi skuadra e Andrea Markos, trajneri i tretë sezonal i formacionit të presidentit Kokëdhima, me 16 pikët e grumbulluara në 24 javë, është kandidati potencial për t'u rikthyer në Kategorinë e Parë. Shkumbini, në dy javët e fundit, arriti të fitojë dy takime të vështira me Vllazninë (0-2), pretendente në Shkodër dhe Tiranën (2-1) kryesuese në Peqin. Skuadra peqinase, e drejtuar nga një mjeshtër pankine si Faruk Sejdini, synon pikë të plota ndaj një ekipi që është me një këmbë në Kategorinë e Parë. Të dyja ekipet nuk kanë asnjë lojtar të pezulluar dhe pritet që "Loni Puciu" të "pushtohet" nga mbi 1000 tifozë peqinas.
APOLONIA-SHKUMBINI
Gjyqtarë: Pashaj, Shima, Rexha
Stadiumi "Loni Papuciu", Fier
Dy fazat e para:
Apolonia-Shkumbini 3-2
Shkumbini-Apolonia 0-1