Tirana, gjysmat e shkollave me ngrohje "alternative"
Ditët e ftohta dimërore kanë nisur këtë fund vjeshte, ndërkohë që vetëm gjysma e shkollave dhe kopshteve në kryeqytet mund të shijojnë të ngrohtin nga sistemi qendror. Pjesa tjetër do të detyrohen që jo vetëm tani, por përgjatë të gjithë dimrit, të përdorin zgjidhje alternative, që kanë edhe kosto të larta.
Përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës bëjnë të ditur se rreth 50% e shkollave dhe kopshteve janë pajisur gjatë këtij viti me sistem ngrohjeje. Sipas tyre, "deri tani janë pajisur me kaldaja 18 çerdhe nga 29 që është numri total i tyre dhe 17 shkolla nga 43 të tilla, por ky projekt do të vazhdojë edhe për vitin që vjen, duke synuar që të pajisen me sistem ngrohjeje të gjitha kopshtet dhe shkollat". Punimet për instalimin e sistemeve të ngrohjes të kopshteve, çerdheve dhe shkollave janë bërë nga ndërmarrja nr. 3 e Punëtorëve të Bashkisë. Po sipas të njëjtave burime, mësohet se funksionimi i sistemeve të ngrohjes në kopshte dhe çerdhe ka nisur, ndërsa në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze do të vihet në përdorim në fillim të javës që vjen.
Vlera e këtij projekti është 24 milionë lekë, akorduar nga buxheti i bashkisë së kryeqytetit. Ngrohja e fëmijëve në shkolla e kopshte publike ka vite që mbetet një problem.