E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana humbi 11 vite, duhet të kthehet në kryeqendrën e vlerave artistike që meriton

19-03-2012 / Gazeta 55

Monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë, Kryeministri Sali Berisha viziton ekspozitën me 61 maketet e ekspozuara në Galerinë e Arteve

“Uroj dhe dëshiroj, që Bashkia e Tiranës ta çlirojë këtë qytet dhe e garantoj se do të ketë mbështetje të plotë duke filluar me Pallatin e Kulturës, që përbën një shëmtirë të pamerituar për kryeqytetin, një problem madhor për qytetarët e Tiranës”.
Kështu u shpreh dje kryeministri Sali Berisha nga Galeria e Arteve, ku pa nga afër 61 maketet mes të cilëve do të zgjidhet edhe monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë.
Berisha njëherazi shprehu edhe mbështetjen e qeverisë për çdo projekt të bashkisë së Tiranës, që synon zhvillimin e qytetit dhe shndërrimin e tij në një metropol Evropian. Kryeministri akuzoi Edi Ramën për 11 vitet e humbura në krye të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se në vend që të ndërtonte vepra artistike dhe kulturore, në vend të tyre mbodhi kumbulla të kuqe. “Një aspekt është historia dhe nderimi i saj, por një aspekt tjetër, po kaq i rëndësishëm mos më shumë është krijimi i vlerave, vendosja e vlerave të gjinisë krijuese të shqiptarëve dhe skulptorëve artistëve të huaj, të cilët e sjellin gjithnjë e më afër këtë kryeqytet, në rrafshin kulturor me simotrat e veta në Europën perëndimore. Ky duhet të jetë një nga drejtimet më themelore të punës, sepse duhet të jemi të vetëdijshëm, në qoftë se qyteti u themelua si qytet perëndimor, në rrugën e tij vazhdoi as lindje dhe as perëndim. Në realitet lindje po dhe jo, perëndim. E theksoj përsëri ai Pallat Kulture ndodhet vetëm në Lambador, dhe atje mund të përshtatej me stepat, por këtu s’kemi stepa, këtu kemi male ndër më të bukurat, kemi detin në anën tjetër dhe pastaj 11 vitet e humbura të Tiranës. Në rrafshin Europian dua të them. 11 vite, të cilat vizitori dhe qytetari nuk mund të gjejë një vlerë artistike europiane të derdhur diku, përveç kumbullave të kuqe, që nuk bënë kumbulla kurrë. Absolutisht. Po çfarë pengese kishte, që të shihnim vlera artistike edhe këtu dhe një seri prej këtyre veprave të mrekullueshme të pasqyroheshin për vizitorët?. Veprat artistike kanë lexime shumë tërheqëse në shumë raste dhe aty kanë mëritën e tyre, por bëheshin beteja për të mbrojtur një trashëgimi, nga e cila uroj dhe dëshiroj, që Bashkia e Tiranës ta çlirojë këtë qytet dhe e garantoj se do të ketë mbështetje të plotë duke filluar me Pallatin e Kulturës, që përben një shëmtirë të pamerituar për kryeqytetin, një problem madhor për qytetarët e Tiranë”, u shpreh Berisha.
Duke u ndalur te konkursi për monumentin e 100 vjetorit të Pavarësisë, Berisha vlerësoi se 60 maketet e ekspozuara, bashkohen në idenë e qëndresës së shqiptarëve.
Sipas tij, me tempullin e Pavarësisë, Tirana pasurohet me një nga vlerat që i mungon.
“Tirana do të ketë një monument për 100 Vjetorin e Pavarësisë. Por këtu realisht, Kryetari i Bashkisë ka një shans të madh të përzgjedhjes së një seri prej këtyre veprave, për të pasuruar Tiranën me vlerat kulturore që i mungojnë, me vlera artistike që i mungojnë, ndaj dhe vlerësoj se ky konkurs, që u hap përbën një avantazh të madh për kryeqytetin e vendit. Se një aspekt është historia dhe nderimi i saj, por një aspekt tjetër, po kaq i rëndësishëm mos më shumë është krijimi i vlerave, vendosja e vlerave të gjinisë krijuese të shqiptarëve dhe skulptorëve artistëve të huaj, të cilët e sjellin gjithnjë e më afër këtë kryeqytet, në rrafshin kulturor me simotrat e veta në Europën perëndimore. Ky duhet të jetë një nga drejtimet më themelore të punës, sepse duhet të jemi të vetëdijshëm, në qoftë se qyteti u themelua si qytet perëndimor, në rrugën e tij vazhdoi as lindje dhe as perëndim. Në realitet lindje po dhe jo, perëndim”, tha Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›