E Diel, 1 Nëntor 2026

Bota kërcënohet ende nga komunistët radikalë mbështetës të ideologjive komuniste

19-03-2012 / Nga Ilirian Dahri

Këto ditë mbushen plot 10 vjet nga një prej vrasjeve të shumta të kryera nga Brigadat e Kuqe komuniste italiane. Komunistët vranë Marko Biaxhin një profesionist që po merrej me reformën e tregut të punës në Itali. Ndërkaq si për të dëshmuar se fara e kuqe ekziston ende në pjesë të tjera të globit (madje shpeshherë shfaqet si tejet aktive), maoistët indianë  kanë rrëmbyer dy italianë Paolo Bosusko -n dhe Klaudio Kolanxhelo-n. Nuk do t’i ndodhë asgjë të rrëmbyerve italianë? Jo, asgjë. Kështu janë shprehur dy indianët të cilët ishin kapur bashkë me italianët por që janë liruar ndërkaq prej komunistëve - maoistëve indianë. Një prej tyre ishte kuzhinier ndërsa tjetri ishte shofer. Gjithsesi  lirimi i tyre ka të bëjë edhe me lirimin e shumë të burgosurve politikë në Indi. Këto janë kushtet. Ndërkaq prokuroria e Romës ka hapur një dosje të  saj për rrëmbimin e italianëve duke e konsideruar si rrëmbim personash për qëllime terroriste. Flitet gjithshtu se mund të ketë një përplasje brenda partisë komuniste indiane (maoiste). Sidoqoftë dihet ndërkaq se rrëmbimi është kryer nga habhasakët Panda indianë. Dy italianët Bosusko dhe Kolanxhelo janë rrëmbyer në distriktin e Kandhamalit teksa, sipas terroristëve të majtë, po bënin disa fotografi me gratë indiane që në atë moment ndodheshin në lumë. Dhe sot skadon ultimatumi i tyre. Ndërkaq Ministria e Jashtme italiane ka konfirmuar identitetin e dy italianëve të rrëmbyer duke njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me familjet e tyre. Bosusko është me origjinë nga Piemonte (nga rrethinat e Torinos) ndërsa Kolanxhelo nga rrethinat e kryeqytetit italian të Romës. Komunistët - Maoistët kërkojnë ndërkaq që të bisedohet për 13 pikat e lëvizjes së tyre komuniste - maoiste të cilat i kanë bërë të ditura që në shkurt të vitit 2011. Kërkojnë lëshimin e disa të burgosurve politikë dhe ndaljen e operacionit Greenhunt të nisur nga qeveria indiane që prej vitit 2009 kundër rebelëve maoistë Naksalitë. Sidoqoftë është hera e parë që maoistët e Orisës po rrëmbejnë të huaj. Por problemet me qeverinë federale indiane kanë qenë të shumta. Si kundërpërgjigje e sulmit të forcave indiane, maoistët Naksalitë kanë kryer disa sulme ndër të cilët mund të përmendet ai  15 shkurtit të vitit 2010, kur sulmuan një qendër stërvitore të policisë dhe vranë rreth 25 agjentë policie. Më 6 prill 2012 masakruan 75 policë në një kurth që i kishin ngritur në xhungël, më 29 qershor 2010 komunistët maoistë eliminiuan 26 agjentë në shtetin e Katirgashit. Po kush janë këta maoistë – komunistë indianë? Quhen Naksaliti, nga emri i një fshati Naksalbari, ku në maj të viti 1967 shpërtheu një revoltë e fshatarëve kundër latifondistëve lokalë. Janë të përhapur në shtetet e Andra Pradeshit dhe në Katisgarh flitet madje se kanë rreth 10-15 mijë njerëz të mbledhur rreth siglës Ushtarët Guerrilë të Çlirimit të Popullit, një shprehje që lidhet me Partinë Komuniste indiane maoiste lider i të cilës është Mupala Lakshman Rao që njihet edhe me emrin Ganapathi. Kontrollojnë një hapësirë të gjërë në distrikte të ndryshme sidomos në distriktet e Bastar –it dhe të Dantevarës. Natyrisht nga vetë emri (maoistë) janë të frymëzuar nga Mao sidomos me teoritë e tij për revolucionin fshatar dhe mbi të gjitha mbi Marshimin e Gjatë nga fshati drejt kryeqytetit dhe njohin si themelues të tyre liderin komunist Mazumdar i cili vdiq në burg në vitin 1972. Për të imituar sa më shumë liderin Mao kanë bërë edhe kongreset e tyre klandestine nga ku kjo parti maoiste ka ‘zgjedhur’ edhe liderin Mupala Lakshman Rao. Objektivi i tyre kryesor është aksioni kundër të ashtuquajturve Zona Ekonomike Speciale dhe saktësisht flitet për ato zona kur në vitin 2005, shteti indian i ka dhënë avantazhe të shumta fiskale për të favorizuar ndërtimin e impianteve të reja industriale. Ndërkaq janë emërtuar si një organizatë terroriste që prej vitit 1967. Janë të konsideruar si shumë të rrezikshëm, si komunistë radikalë mbështetës të ideologjisë komuniste të Maos. Shifrat janë alarmante sepse grupit të armatosur pre 20 mijë personash sipas shërbimeve sekrete indiane duhet t’i shtohen rreth 50 mijë militantë. Një shtet federal indian i cili shpeshherë i ka konsideruar si një kërcënim i brendshëm për sigurinë indiane. Nisur ndoshta edhe nga këto shifra qeveria federale indiane, në vitin 2009, nisi një aksion  në të gjitha shtetet e saj. Një plan që përfshinte financime për projekte të ndryshme në zonat ku kishte prani të rebelëve, një plan që sipas qeverisë indiane ka sjellë shumë rezultate.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›