Cmimi i energjise, kompensim edhe pas privatizimit
Lidhur me cmimin e energjise elektrike pas shitjes se OSSH-se, ministria e Energjetikes ka garantuar se, shtresat ne nevoje do te mbeshteten nga qeveria shqiptare, cka do te thote se kompensimi i cmimeve te energjise, do te vijoje edhe pas privatizimit te OSSH-se. Sipas vendimit te qeverise kompensimin e energjise e perfitojne pensionistet dhe ate me ndihme ekonomike. Por sipas nje vendimi me te fundit te qeverise per kete qellim, kompensim te faturave te energjise perfitojne edhe punonjesit e administrates publike dhe te gjithe buxhetoret qe kane nje rroge me te ulet se 35 mije leke. Ne menyre te vazhdueshme, qeveria ka marre edhe masa per demshperblimin ekonomik te punonjesve, pensionisteve dhe atyre qe perfitojne asistence nga shteti, ne lidhje me rritjen e cmimeve, inflacionit dhe energjise elektrike. Operatori i Sistemit te Shperndarjes se Energjise OSSH-se, u shit nepermjet nje tenderi te hapur nderkombetar ndaj kompanise ceke "Cez" kundrejt shume prej 102 milione eurosh. Pervec vleres se privatizimit si cmim per blerjen e 76 per qind te aksioneve, kompania ceke do te shpenzoje 200 milion euro si investim ne 5 vitet e ardhshme. .. Ne kontraten e shitjes eshte parashikuar qe "Cez" te ule me 8 % humbjet ne 2 vitet e para. Nga ana tjeter kompania ceke ka blere aksionet e qeverise shqiptare, cka do te thote se nuk merr persiper te mbuloje borxhet e akumuluara per shkak te humbjeve apo edhe nderhyrjeve ne rrjet, apo si rezultat i mospagimit te faturave nga abonentet. Kompania ceke, "Cez" qe ka blere OSSH-ne pritet te marre administrimin, ne gjashtemujorin e pare te vitit.