Tirana ka fituar Kupën e Shqipërisë për edicionin 2010-2011
TIRANË- Tirana ka fituar Kupën e Shqipërisë për edicionin 2010-2011, duke mundur me penallti Dinamon. Me këtë triumf, Tirana fiton të drejtën të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm. Ndërkohë edhe këtë herë trofeu u dha nga Presidenti i Republikës Bamir Topi.
Tirana ka fituar për herë të 14-të Kupën e Shqipërisë, duke mundur me penallti Dinamon, në finalen e zhvilluar në Durrës. Bardheblutë kanë qenë më të saktë nga 11-metërshat, duke bërë të vetin trofeun e dytë për nga rëndësia në vend. 120 minutat e finales përfunduan në barazim 1-1, pas golave të shënuar nga Bërkiç e Pejiç. Në fushë janë parë dy skuadra me një nivel shumë të dobët fizik, ç’ka ia uli jo pak bukurinë sfidës. Rastet nuk kanë munguar në të dy krahët, megjithatë për të vendosur fituesin janë dashur penalltitë, pasi edhe shtesa nuk ka prodhuar asgjë.
Heroi i Tiranës ka qenë portieri Iljon Lika, i cili ka pritur 3 gjuajtje të futbollistëve të Dinamos, duke i dhënë praktikisht trofeun skuadrës së tij. Ferraj, Miloviç dhe Opoku gabuan për ekipin e Artan Mërgjyshit, ndërsa për bardheblutë u treguan të pasaktë Bekim Bala dhe Andi Lila. 11-metërshat përfunduan 4-3, teksa për Dinamon ka qenë fatal gabimi i bërë nga afrikani Opoku në goditjen e fundit.
Kjo ishte Kupa e 14-të për Tiranën, e cila i ofron asaj shansin për të luajtur në Europa League sezonin e ardhshëm. Trofeu edhe këtë herë u dha nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, që ka lënë disi mënjanë politikën e zhurmshme të kryeqytetit, për t’iu dedikuar pasionit të tij të vjetër, futbollit.
(e.m/BalkanWeb)