Tirana kthehet rozë, PD humbet edhe minibashkitë bastione
Që nga 1992, PD nuk pati humbur kurrë në Njësinë nr. 8. Ngelet pa mandat Asllan Dogjani

Kur janë numëruar më tepër se 80 përqind e votave në qarkun e Tiranës, koalicioni Aleanca për Shqipërinë Evropiane e kryesuar nga Partia Socialiste vijon të kryesojë thellë ndaj koalicionit të djathtë. Në ndryshim nga numërimi i djeshëm ku koalicioni i majtë kryesonte me 19 mandate, kjo diferencë është ulur, duke vendosur raportin 18 me 14 në favor të koalicionit të majtë.
Bastionet
Ajo e cila padyshim ishte surpriza më e madhe e këtyre zgjedhjeve në qarkun e Tiranës ishte humbja e Partisë Demokratike në Njësinë Bashkiake numër 8. Që prej zgjedhjeve të vitit 1992, PD nuk humbiste asnjë herë në këtë njësi ndërkohë që gjatë numërimit të djeshëm të votave të kësaj njësie ka rezultuar PS si forca e parë me një diferencë mbi 130 vota ndaj PD. E njëjta gjë ndodhi edhe në Kavajë, kjo zonë e njohur si një nga bastionet më të forta të demokratëve ka ndryshuar kah duke votuar edhe në këto zgjedhje, pas atyre lokale për PS-në. E vetmja bastion i PD-së e cila i qëndroi besnike kësaj force edhe në këto zgjedhje ishte Bashkia e Kamzës, ku PD ruajti avantazhin ndaj PS. Një rezultat të lartë në qarkun e Tiranës ka marrë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim e cila ka siguruar tre mandate dhe po lufton për të katërtin, ndërkohë partia e Bamir Topit, Fryma e Re Demokratike po lufton për të marrë mandatin e parë në këtë qark. Nga ana tjetër partitë e tjera brenda koalicionit të djathtë, Partia Republikane dhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet kanë arritur të sigurojnë nga një mandat deputeti. Mbrëmë e majta ka arritur të marrë mandatin e 19-të, që i shkon Partisë Socialiste. Ky mandat i hiqet ish- deputetit të PS, Asllan Dogjani, që kësaj here garoi për Partinë Demokratike.
Deputetët e qarkut Tiranë
Deputetët e PS
1. Pandeli Majko
2. Saimir Tahiri
3. Vasilika Hysi
4. Ditmir Bushati
5. Fatmir Xhafaj
6. Lindita Nikolla
7. Besnik Baraj
8. Xhemal Qefalia
9. Sadri Abazi
10. Parid Cara
11. Spartak Braho
12. Artan Gaçi
13. Pjerin Ndreu
14. Rakip Suli
15. Milena Harito
16. Dashamir Peza
Deputetët e LSI
1. Ilir Meta
2. Klajda Gjosha
3. Luan Rama
Deputetët e PD
1. Sali Berisha
2. Myqerem Tafaj
3. Majlinda Bregu
4. Halim Kosova
5. Florion Mima
6. Gerti Bogdani
7. Dashamir Shehi
8. Jorida Tabaku
9. Edi Paloka
10. Keltis Kruja
11. Kastriot Islami
Deputeti i PR
1. Ylli Shehu
Deputeti i PDIU
1. Tahir Muhedini