E djathta humbet veriun, ja deputetët e rinj
Edhe në qarkun e Lezhës koalicioni Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka ruajtur avantazhin ndaj koalicionit të djathtë. Kur numërimi i votave ka kaluar nivelin e 80 përqindit koalicioni i kryesuar nga Partia Socialiste ka ruajtur katër mandatet e fituara kundrejt 3 mandateve të koalicionit të djathtë. Nga katër mandatet e fituara nga koalicioni i majtë në këtë qark një mandat i përket Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kështu kandidatja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka arritur të grumbullojë më tepër se 7 mijë vota duke siguruar kështu një mandat përfaqësimi në këtë qark. Ku qark ka qenë një nga përtalljet më të forta mes dy koalicioneve ku pritshmëritë e demokratëve ishin edhe më të larta.
Deputetët e qarkut Lezhë
Deputetët e PS
1. Mimi Kodheli
2. Armando Prenga
3.Arben Ndoka
Deputetët e LSI
1. Monika Kryemadhi
Deputetët e PD
1. Aldo Bumçi
2. Gjovalin Kadeli
3. Albina Deda
****
Fitore e paparashikuar e së majtës në bastionin historik të PD
Shkodër, e majta ruan fitore, PKDSH merr 1 mandat
Edhe në ditën e dytë të numërimit të votave në qarkun e Shkodrës, koalicioni i majtë ka vijuar të thellojë diferencën me koalicionin e djathtë. Surpriza më e madhe e ditës së djeshme ishte rezultati i PD-së në lagjen ku voton nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli. Pikërisht në këtë lagje ku në zgjedhjet e kaluara PD kishte një diferencë të madhe me PS, kjo diferencë në zgjedhjet e 23 qershorit zbriti në vetëm 30 vota plus në favor të demokratëve. Kjo ishte një tjetër goditje që PD, mori në këtë qark pas përmbysjes së rezultatit në favor të të majtëve.
PKDSH
Partia Kristian Demokrate ishte ajo e cila habiti të gjithë në këto zgjedhje duke arritur një rezultat të lartë në qarkun e Shkodrës, me mbi 5 mijë vota duke marrë kështu edhe një mandat në këtë qark. Kjo forcë politike arrit të merrte një numër të madh votash kryesisht në Pukë, duke bërë të mundur kështu që në parlamentin e ardhshëm kjo forcë të ketë përfaqësuesin e saj.
LSI
Siç e kemi theksuar LSI ka qenë një suprizë e vërtetë në Shkodër, duke marrë një mandat.
Deputetët e qarkut Shkodër
Deputetët e PS
1. Mimoza Hafizi
2. Tom Doshi
3. Paulin Sterkaj
4. Sahit Fishta
Deputetët e LSI
1. Agron Çela
2. Nora Malaj
Deputetët e PD
1. Jozefina Topalli
2. Helidon Bushati
3. Voltana Ademi
4. Nard Ndoka
******
PD nuk arrin të mbajë rezultatin e 2009-ës
PD dhe PS barazim edhe në Dibër
Pas Kukësit, qarku i Dibrës ishte qarku ku koalicioni i majtë dhe ai i djathtë u ndan në barazim mes tyre. Qarku i Dibrës nxjerr 6 mandate deputetësh të cilat u ndanë në barazim 3 me 3. Edhe ky qark është një humbje për demokratët të cilët në zgjedhjet e 2009 siguruan 4 mandate deputetësh dhe kërkonin një të pesë në zgjedhjet e 23 qershorit, por në fakt humbën edhe atë mandat i cili bënte diferencën me të majtët. Qyteti i Bulqizës ishte edhe qyteti në të cilën u regjistrua surpriza në këtë qark, ku ky qytet prej vitesh një bastion i demokratëve, këto zgjedhje mbështeti fuqishëm Partinë Socialiste duke e nxjerrë atë forcë të parë në këtë qytet me një diferencë të konsiderueshme nga Partia Demokratike.
Deputetët e PS
1. Shkëlqim Cani
2. Ulsi Manja
Deputetët e LSI
1. Përparim Spahiu
Deputetët e PD
1. Sherefedin Shehu
2. Bedri Hoxha
3. Roland Keta