Tirana lëkundet, por pa dëme
Tërmeti
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm janë ndier lëkundje tërmeti në Tiranë. Sizmiologu Rrapo Ormeni shpjegoi se për Institutin e Gjeoshkencës, ky tërmet konsiderohet i vogël dhe se magnituda e tij shënon 3.8 të shkallës Rihter dhe 4.5 ballë.
“Epiqendra e këtij tërmeti është lokalizuar 11 kilometra në verilindje të qytetit të Tiranës. Tërmeti është shoqëruar edhe nga rreth 4 pasgoditje, të cilat kanë variuar me magnitudë 2.3-3 shkalla Rihter. Intensiteti i tërmetit në epiqendër është 4-5 ballë. Ky tërmet është ndier rreth 4 ballë në qytetin e Tiranës”, tha Ormeni. Verilindja e Tiranës është një zonë, ku sipas sizmiologëve, aktivizohen shpesh tërmete, por me një shkallë të ulët që nuk përbën rrezik për banorët.
#