Maskat tentojne te grabisin banken
Tirane- Dy persona te maskuar e te armatosur, kane tentuar dje te grabisin filianin e "Raiffeisen Bank", ne lagjen "Zogu i Zi" ne kryeqytet. Pendimi i dy autoreve ka ndodhur ne momentin qe jane vene ne dijeni, se nje patrulle policie ka qene duke kaluar ne ate zone. Kjo ka bere qe me pas, dy personat te largohen me motor duke mos mundur te marrin asnje leke nga banka. Kjo nuk eshte here e pare qe ky filial, eshte vene ne shenjester te grabitesve. Nje vit me pare, dy persona te armatosur dhe te maskuar kane kryer grabitjen e bankes, duke u larguar ne drejtim te paditur. Nderkohe qe efektiva te policise se Komisariatit nr. 3 ne kryeqytet, kane nisur zbardhjen e plote te ngjarjes si dhe identifikimin, me qellim arrestimin e dy autoreve.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14.00 te dites se djeshme, ne lagjen "Zogu i Zi" ne kryeqytet. Sipas burimeve nga policia, dy persona te armatosur kane hyre ne filialin e bankes, por kur jane afruar prane kases mesohet te jene sinjalizuar se po afrohej nje patrulle policie. Kjo ka bere qe dy autoret te dalin me vrap prej saj, pa mundur te marrin asgje leke. Mesohet se dy personat kane hyre ne banke te armatosur dhe te pajisur me syze dhe kapele per te mbuluar fytyren. Largimi i dy autoreve nga vendi i ngjarjes, ne momentin qe po afrohej patrulla e policise, ka vene ne dyshim se dy grabitesit jane ndihmuar edhe nga persona te tjere. Burime nga policia shtuan se dy autoret jane larguar nga vendi i ngjarjes me motore.
Hetimet
Efektiva te Komisariatit nr. 3 ne kryeqytet pasi kane mberritur ne vendngjarje, kane kryer sekuestrimin e te gjitha kasetave te kamerave te sigurise, per te bere te mundur identifikimin e personave te dyshuar. Nga ana tjeter, policia ka marre ne pyetje te gjithe punonjesit e bankes, per te bere te mundur edhe marrjen e sa me shume te dhenave per kete ngjarje. Sipas pershkrimeve te punonjesve per policine, mesohet se dy grabitesit ishin veshur me rroba te zeza dhe mbanin nga nje kapele ne koke, nje arme dhe syze te zeza. Policia ka dokumentuar te gjithe provat e mbledhura ne vendin e ngjarjes, si dhe ka nisur kontrollet ne zone ku ka ndodhur ngjarja. Nderkohe qe te gjitha kamerat e sigurise jane duke u verifikuar, ne menyre te tille qe te dallohet ndonje e dhene ne lidhje me autoret.