Gjirokastër, vidhet kisha e Shën Mëhillit
23/06/2009 Persona ende të paidentifikuar shqyen portën e kishës qindravjeçare
Policia: Kanë lënë gjurmë, autorët do të kapen shumë shpejt
GJIROKASTËR - Disa persona ende të paidentifikuar nga policia lokale kanë vjedhur në orët e para të ditës së hënë kishën Shën Mëhillit, e cila ndodhet pranë gjimnazit “Siri Shapllo”, në lagjen “Varosh” të qytetit të Gjirokastrës. Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së qarkut Gjirokastër, pohoi se, policia lokale është njoftuar mëngjesin e djeshëm nga përgjegjësi i kishës, i cili në momentin e hapjes së portës kryesore konstatoi vjedhjen e 50 mijë lekëve të reja.
“Sapo jemi njoftuar nëpërmjet sallës operative, në vendngjarje ka shkuar vet shefi i komisariatit të Gjirokastrës, së bashku me një grupin ekspertizës të kriminalistikës, të cilët kanë grumbulluar prova materiale të vyera për të zbuluar autorët që kanë kryer këtë akt të shëmtuar”, është shprehur zoti Mullai. Sipas tij, keqbërësit kanë hyrë përmes portës kryesore të kishës, duke e shqyer me mjete të forta dhe gjatë grumbullimit të provave materiale janë gjetur gjurmë të gishtave, gjë që do të ndihmojë ekspertët e kriminalistikës në identifikimin dhe ndalimin brenda një kohe shumë të shkurtër të autorëve të mundshëm. Kisha e Shën Mëhillit në lagjen “Varosh” është ndërtuar në vitin 1776 dhe rindërtuar më 1833, pas djegies që pësoi në vitin 1828. Kjo kishë është e tipit bazilikat me përmasa të mëdha, që arrijnë në 23.20 metra e gjatë në 13.30 metra e gjerë. Struktura e brendshme nuk shfaqet në pamjen e jashtme, por është e fshehur nga çatia e gjerë dyujëse, e prerë në anën lindore dhe e mbuluar me rrasa guri. Muratura është ndërtuar me gurë shtresorë, me vendosje të tyre në radhë të rregullta.