Pranga administratorit, vodhi kazinone me pas telefonoi policine
Tirane- Nje administrator i nje kazinoje, eshte vene ne pranga pasi ka depozituar nje kallezim te rreme per vjedhje. Eno Agim Hoxha, eshte vene ne pranga nga sherbimet e Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise Nr.2 Tirane, nen akuzen e "vjedhje te kryer, duke shperdoruar detyren" si dhe "kallezimit te rreme" ne organet e rendit. Sipas hetimeve te kryera nga policia e kryeqytetit, ka rezultuar se 26-vjecari, me banim ne Tirane, i punesuar si administrator ne casino "Admiral Club", prane rruges "Komuna e Parisit", dje gjate oreve te vona dyshohet se ka telefonuar ne sallen operative te Drejtorise se Policise te Qarkut Tirane, duke mashtruar se, dy persona me maska dhe te armatosur, i kane vjedhur shumen e parave prej 11.000 lekesh. Pas verifikimeve te kryera nga ana e specialisteve te seksionit Kunder Vjedhjeve me Dhune dhe Arme, u arrit ne perfundimin se telefonata ishte bere nga Eno Hoxha. Sipas burimeve nga policia dyshohet se Hoxha ka vjedhur ne arken e kazinose, shumen e parave prej 11.000 lekesh dhe per te fshehur kete vjedhje ka telefonuar ne polici duke treguar detaje te rreme. Pas nje kontrolli te imtesishem te ushtruar ndaj 26-vjecarit, si dhe ndaj automjetit tip "BMW", ne pronesi te tij, u gjend shuma e parave prej 11.000 lekesh, te cilat u sekuestruan ne cilesine e proves materiale.