Tirana merr garanci nga "senatorët": Do të qëndrojmë
Rizgjedhja e Refik Halilit në krye të Tiranës, gjatë punimeve të Asamblesë së 31 korrikut (e cila kishte edhe "bekimin" e bashkisë së kryeqytetit) ka bërë që boshti i skuadrës kampione të mbetet i pandryshuar. Pas kapitenit Devi Muka, që e lidhi të ardhmen me fatin e numrit 1 bardheblu, ishte radha e "senatorëve" të tjerë për të dhënë siguri. Dje, një gjë të tillë, e bënë portieri Blendi Nallbani, mbrojtësi i majtë, Abraham Aleçenvu, dhe mesfushori Bledar Devolli. Pas seancës stërvitore, lojtarët konfirmuan se kanë gjetur akordin parimor me presidentin Halili, ndërkohë që mungon vetëm hedhja e firmës në kontratë. Pavarësisht interesimit nga skuadra joshqiptare dhe ofertës nga Dinamo, Abraham theksoi se do të luajë me 24-herë kampionët edhe në sezonin e ri. Nigeriani 23-vjeçar, i cili është i huaji më i suksesshëm në kampionatin tonë (me katër tituj të fituar radhazi) u shpreh: "Do të qëndroj me Tiranën. Tashmë po pres të hedh vetëm firmën në kontratë".
Largimet e vetme nga ekipi i edicionit të kaluar janë Ansi Agolli, që iu bashkua "kolonisë" shqiptare te Krivbas në Ukrainë, dhe Daniel Xhafaj e Erald Deliallisi. Pas zgjidhjes së dilemave për pjesën tjetër të skuadrës, ku të gjithë duket se do të qëndrojnë, tashmë trajneri Ilija Lonçareviç vazhdon të kërkojë përforcime. Prej ditës kur u kthye në Tiranë, kroati e ka vënë theksin te nevoja për dy blerje të reja. Objektivi kryesor ishte konfirmimi i mesfushorit me tipare mbrojtëse, Toni Pezo, që në sezonin 2008/2009 ishte një prej pikave më të forta të ekipit. Dëshira e drejtuesve për ta pasur edhe një vit në shërbim të bardhebluve, mbështetet edhe nga vullneti i lojtarit. Por, edhe pse kroati 22-vjeçar dukej vetëm një hap larg, problem mbetet ana financiare. Pezo kërkon rrogë më të lartë nga ajo që i ofron Halili, ndërsa në skuadër shprehen të bindur se do të gjendet një marrëveshje që i kënaq të dyja palët. Lonçareviç kërkon që blerja e dytë të jetë në sulm, por as dje, serbi Ognjenoviç nuk u bë i "gjallë". Përforcimi i repartit ofensiv shihet si domosdoshmëri, edhe për faktin që Memelli është i dëmtuar dhe do të mungojë në javët e para të kampionatit. Tekniku 64-vjeçar u shpreh se "blerjet e reja duhet të realizohen përpara finales së Superkupës me Flamurtarin. Gjithsesi, koha që kemi në dispozicion deri në javën e parë të kampionatit është e mjaftueshme".
Për të kontrolluar gjendjen e lojtarëve, nesër Tirana do të zhvillojë miqësoren me Partizanin, një derbi që do t‘i mungojë Superiores në sezonin e ardhshëm. Pas takimit me të kuqtë janë planifikuar edhe dy sfida me Kastriotin dhe Teutën, ndërkohë që bardheblutë kanë konfirmuar prezencën në turneun "Kujtim Majaci", që do të zhvillohet në Fier, për të kujtuar legjendën e futbollit të këtij qyteti.