“Tirana, model i bashkëjetesës fetare”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti në një takim të dërguarat e posaçme të Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti dje në një takim Hannah Rosenthal dhe Farah Pandith, të dërguarat e posaçme të Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton dhe Kongresit Amerikan.
Rosenthal dhe Pandith kanë vlerësuar klimën e shkëlqyer të tolerancës fetare që ekziston në Shqipëri një shembull në mbarë botën siç e cilësuan ato. Në veçanti ato shprehen një mirënjohje të thellë për popullin shqiptar, i cili gjatë holokaustit nuk dorëzoi asnjë nga hebrenjtë e tij në duart e nazistëve, por, përkundrazi, i mbrojti, strehoi dhe i shpëtoi ata. Hannah Rosenthal dhe Farah Pandith i bën të ditur Basha se në një mesazh promocional që ato kanë bërë të titulluar “2011 haurs against hate” kanë cituar rastin e Shqipërisë si shembull për mbrojtjen që i bëri komunitetit hebre gjatë holokaustit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e konsideroi shumë të rëndësishëm mision e tyre sikundër vlerësoi kontributin që SHBA japin çdo ditë për konsolidimin e tolerancës dhe harmonisë midis komuniteteve fetare apo etnike në botë.
Basha nënvizoi se Tirana është një nga qytetet ku shembulli i bashkëjetesës fetare është i prekshëm në çdo cep. Po kështu Basha tha se po bëhen përpjekje të mëdha për të luftuar diskriminimin. Për këtë arsye një zyrë e posaçme është hapur, tha Basha, në Bashkinë e Tiranës.
Hannah Rosenthal dhe Farah Pandith ndodhen në Shqipëri në kuadër të misionit të tyre, të mandatuar nga Kongresi Amerikan, për raportimin dhe informimin e autoriteteve amerikane dhe Kongresit për sa i përket antisemitizmit, por edhe mos diskriminimit tolerancës fetare e etnike në botë. Shqipëria është përzgjedhur sipas tyre për evidentimin e modelit pozitiv për sa sa i takon harmonisë dhe tolerancës fetare, si dhe mbrojtjes ofruar komunitetit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të shoqëruara nga Basha, ato kanë vizituar edhe xhaminë e Tiranës e cila është edhe një monument me vlera historike. Xhamia ka filluar të ndërtohet në vitin 1794 nga Mulla Beu.
Periudha e ndërtimit zgjati deri më 1821, ndërtim që u përfundua nga i biri i Mulla Beut, Et’hem Beu. Ambientet e brendshme përbëhen nga Salla e Lutjeve mbuluar me kupolë, portiku dhe minarja. Xhamia e Haxhi Et’hem Beut dallohet dhe stili unik i kullës me kupolën me ndriçuar bollshëm.