E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana mund Milanin në Qemal Stafa"

Tirana arriti një fitore mjaft të bukur ndaj Milanit me rezultatin 2-1. Edhe pse ishte një takim miqësor, tifozët e shumtë u zbavitën, pasi mundën të shihnin në “Qemal Stafa” dy gola spektakolarë të bardhebluve, si dhe yjet e shumtë të Milanit, që nuk e kursyen përkushtimin.

Edhe pse një sfidë jo zyrtare, ajo ka vlera historike për ekipet shqiptare në ballafaqimet me skuadra kaq të mëdha si Milani.

Goli për skuadrën tonë u shënua nga Daniel Xhafa në pjesën e parë. Ka qenë minuta e 28-të e pjesës së parë kur pas një harkimi në zonën e Milanit, Memelli ul topin me kokë dhe Xhafa godet fluturimthi në portën kundërshtare.

Sërish gol për Tiranën në minutën e 72-të. Shënues ishte Gjegj Muzaka, i cili goditi nga 30 metra pas një kombinimi të shpejtë në mesfushë.

Në minutat e fundit të ndeshjes për Milanin ka shënuar Ronaldinjo. Ai merr një pasim të Shevcenkos në zonë dhe i pashqetësuar godet në portë. Ukrainasi përfitoi në aksionin e tij nga një gabim i Abrahamit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›