Keshillat fatsjellese per naten e nderrimit te viteve ja si pritet viti i ri

E premte 31 dhjetor NOA- Ndersa ka nisur numerimi mbrapsht i oreve qe na ndajne nga viti i ri te gjithe njerezit jane mbledhur rreth njerezve te tyre te afert per te trokitur gotat me urimin per nje vit te mbare.
Te gjithe kane bestytnite e tyre lidhur me naten dhe momentin e kapercimit te viteve.
Rite besime deshira veprime e nje sere traditash vazhdojne te ruhen dhe te vihen ne jete sa here qe troket fundi i vitit.
Puthja ne momentin qe ora shenon 00.00 cilesohet si siguri dhe konfirmim i bekimit te miqesise dhe te afersise me personin qe shkemben puthjen.
Ne traditen e popujve gati te te gjithe botes femijet e lindur me 1 janar konsiderohen si femije me fatlum ne bote madje edhe mediat ne vendin tone transmetojne pikerisht femijen e pare te lindur per vitin e ri gjinine dhe emrin ne rast se i eshte vendosur.
Njeriu i pare i cili do te hyj ne shtepi pas mesnate besohej se ai gjate tere vitit pasues do te jete nje person fatsjelles jo vetem kaq por ne disa raste zgjidhet edhe personi i cili do te bej kembe i pari per vitin e ri.
Portofolat ne momentin e nderrimit te viteve duhet te jene te mbushur me monedha sepse keshtu besohet se viti qe vjen do te sjell bollek dhe pasuri.
Nje tjeter bestytni eshte edhe fakti se nese duam qe viti i ardhshem te jete i lumtur dhe me fat ate ne asnje menyre nuk duhet ta presim me borxhe.
Pavaresisht se tingellojne me teper si deshira pjesa me e madhe e njerezve i vene ne jete keto tradita te mbledhura ne vite duke uruar qe tu plotesohet cdo deshire dhe ambicie e tyre.
a.y/NOA