Tirana, në fokusin e gjashtë studiuesve
"Tirana: Fizika e Qytetit" është projekt i gjashtë studiuesve të rinj nga Gjermania, Çekia dhe Polonia, të cilët vijnë nesër në Tiranë me një ekspozitë fotografike. Veprimtaria është menduar të organizohet në sallën e madhe të Ambasadës Gjermane dhe i kushtohet kryeqytetit të Shqipërisë. Në mars të këtij viti grupi i studiuesve përshkoi 400 kilometra nëpër qytet, duke bërë 12,000 fotografi. Në ekspozitë është paraqitur një përzgjedhje stimuluese heterogjene dhe personale tablosh individuale, serish, panoramash dhe fragmentesh filmike.
Hapja e ekspozitës do të shoqërohet nga një prezantim i veprimeve dhe përfundimeve të studiuesve të rinj. Kjo ndërmarrje është një projekt i "Studienkolleg zu Berlin", financuar nga fondacioni jofitimprurës "Hertie" dhe Fondacioni i Studimeve të Popullit Gjerman dhe mbështetur nga Ambasada Gjermane në Tiranë.