E Shtunë, 31 Tetor 2026

Profesor Dambrosio, konferencë për poezinë italiane

Pedagogë të fakultetit të Histori- Filologjisë si dhe studentë të këtij fakulteti kanë qenë prezent ditën e mërkurë në një një konferencë të profesor Mateo Dambrosio me titull " Poezia dhe letërsia futuriste një bilanc kritik". Kjo konferencë është në vazhdim të atyre të mëparshme dhe gjithçka bëhet me rastin e javës së IX të gjuhës italiane në botë dedikuar temës "Italishtja mes artit dhe shkencës dhe teknologjisë" ku Instituti Italian i Kulturës do të festojë 100 vjetoriin e Futurizmit. Në këtë konferencë të zhvilluar në ambientet e fakultetit të Histori- Filologjisë profesori i historisë së kritikës në universitetin "Frederiko II" të Napolit, li ka shpjeguar Poezinë dhe letërsinë futuriste në një bilanc kritik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›