E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panairi i librit çelet në 12 nëntor

Edhe këtë vit nuk do të prishet tradita 11 vjeçare e ekspozimit të librit në Shqipëri. Në datën 12 nëntor do të zhvillohet panairi më i madh vjetor i librit. Për të bërë të ditur detajet e ekspozimi të disa prej shtëpive botuese kanë mbajtur një konferencë në ambjentet e Biblotekës Kombëtare. Petrit Ymeri drejtor i shtëpisë botuese "Dituria" shpjegon disa prej tyre. Ndërkohë regjistrimet për shtëpitë botuese kanë dy javë që kanë filluar. Botuesit u shprehën se nuk do të mungojnë çmimet për librin dhe përkëthimin më të mirë, e veçanta e këtij viti është se do të jepet edhe çmimi "Miqtë e Kulturës". Panairi i XII i librit do të mbahet në ambjentet e piramidës dhe do të qëndrojë i hapur për pesë ditë me radhë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›