Tirana ne krize nga gjobat e bashkise Rozeta Rapushi
Tirana po perjeton krizen e saj me te thelle ne histori krizen e 20 perqindeshave dhe te lepurit. Akuza u be dje nga Farka nga Kryeministri Sali Berisha i cili mori pjese ne inaugurimin e rruges Mjull Bathore - Rruga e Elbasanit. Teper i ashper ndaj politikes se kundershtarit te tij socialist ne krye te bashkise Berisha theksoi se asnje qindarke nuk po investohet ne kryeqytet dhe kjo jo per arsye se nuk duan investitoret por per shkak te gjobave qe vendos lepuri. Tirana po perjeton krizen me te thelle te historise se saj krizen e lepurit apo krizen e gjobave 100 milion eurosh per vetem nje kontrate. Krize e cila po e katandis kryeqytetin e shqiptareve ne nje qytet te betonizuar ne menyren me te pameshirshme tha Berisha. Sipas tij ai u ka bere disa here thirrje shqiptareve te shtrojne pyetjen se si ka mundesi qe investitore nga e gjithe bota investojne sot ne te kater anet e vendit nga Saranda ne Kukes nga Korca ne Durres dhe asnje prej tyre nuk hyn dot ne Tirane nuk nderton dot qofte edhe nje pallat te vetem nuk nderton dot qofte edhe nje shkolle te vetme madje edhe spitalet i kane jashte Tiranes. Kjo sepse sipas tij investitoret e huaj nuk mund te pranojne faturat e lepurit. Kjo eshte arsyeja e vetme se nuk mund te pranojne te paguajne 20 perqindeshin nuk mund te pranojne qe te deformojne dhe shkaterrojne kryeqytetin e shqiptareve vetem e vetem qe te shumefishohen gjobat qe ata duhet tu paguajne drejtuesve te bashkise se Tiranes theksoi ai. Nga ana tjeter Berisha tha se te gjitha arritjet e qeverise po mohohen nga opozita qe mashtron dhe trillon cdo dite. Sipas tij pas ketyre mashtrimeve qendron nje leje ndertimi e lepurit te bashkise se prapa cdo trillimi qendron nje 35-katesh i lepurit te bashkise se prapa cdo mohimi qendron verberia politike e atyre te cilet besojne se mbi te keqen e vendit mund te ndertojne pushtetin e tyre. Le tu themi ketyre shokeve vazhdoni te nderuar shoke se me gersheret e ligjit do presim veshet e lepurit se ne do te ndertojme rruge te reja ujesjelles kanalizime do u hapim dyert investimeve te reja te medha per te ndertuar fshatra te bukura si ky ketu per te ndertuar fabrika hidrocentrale termocentrale per te krijuar jo dhjetera por qindra vende pune per te ecur te sigurt drejt integrimit evropian u shpreh kryeministri. Ai siguroi se pavaresisht mohimeve dhe mashtrimeve te opozites kjo vjeshte do te jete vjeshta e lirive dhe dinjitetit te shtetasve shqiptare. Berisha garantoi se kete vjeshte shqiptaret qytetare te vendit qe 18 vite me pare u derdhen ne eksode biblike te papara qe nga shekujt me te hershem gjer me sot do te levizin te lire ne mbare Evropen. Kete vjeshte ata do te levizin ne Evrope pa viza si qytetare te saj do te vizitojne qytetet dhe vendet e kontinentit qe i perkasin do te takojne femijet miqte te dashurit e tyre ne mbare Evropen kudo qe ndodhen theksoi ai.