Toci PD u terhoq nga presioni per djegien e fleteve
Kthesa e maxhorances nga procesi i djegies se fleteve te votimit per deputetin e Partise Socialiste Fatmir Toci eshte nje terheqje perballe presionit te opozites por edhe shumices se popullit. Ne nje prononcim dhene dje per gazeten Koha Jone deputeti i Partise Socialiste argumenton se deklarimet e kryeministrit Sali Berisha dhe perdorimi i institucionit te KQZ-se per fletet e votimit jane shembulli me i qarte i faktit se Partise Demokratike nuk i intereson transparenca e zgjedhjeve. Deklarimi se fundi se do ti djege fletet e votimit duke perdorur si koke turku kryetarin e KQZ-se dhe terheqja pa dinjitet e maxhorances nga ndermarrja e ketij hapi nuk eshte vecse nje frike jo vetem ndaj Partise Socialiste e aleateve te saj por tashme ndaj pjeses derrmuese te popullsise shqiptare e cila eshte me e bindur se kurre per vjedhjen e votave dhe deformimin e rezultatit te zgjedhjeve nga maxhoranca e sotme tha dje deputeti i Partise Socialiste. Ne nje analize qe i bene zhvillimeve te fundit ne lidhje me transparencen e zgjedhjeve deputeti Fatmir Toci shprehet se maxhorances i eshte dhene gjithe koha e nevojshme nga ana e opozites per te gjetur konsensusin dhe per te reflektuar. Ai shprehet se deklaratat e shpeshta per djegien e fleteve dhe per pasoje eliminimin e provave qe per PS-ne do te sillnin transparencen dhe do te sherbenin per te treguar se cfare shkoi keq ne zgjedhje ne vetvete kane qene nje presion konstant. Nje presion qe sipas tij do te sherbente per matur pulsin e opozites dhe per te pare se deri ku do te shkonte ajo. Nese maxhoranca do te ishte e interesuar per te zbardhur te verteten e zgjedhjeve te 28 Qershorit e ka pasur ne dispozicion te gjithe kohen e nevojshme per te gjetur rrugen e kompromisit me opoziten ne interes te zgjidhjes se konfliktit. Deklarimi nga ana e saj prej nje viti se do te djege fletet e votimit eshte vetem presion ndaj opozites per tu terhequr nga kerkesa e saj legjitime dhe perpjekje per te matur pulsin e saj se si do te reagonte opozita nese do te ndermerrej nje hap i tille tha deputeti i Partise Socialiste. Por perballe kesaj situate deputeti Fatmir Toci shprehet se opozita eshte me e vendosur se kurre per ti shkuar deri ne fund ceshtjes se transparences. Ne kete linje sipas tij jane dhe protestat qe Partia Socialiste pritet te rinise se shpejti duke kerkuar hetimin e plote te zgjedhjeve. Lidhur me qellimin final te protestave deputetit i selise roze shprehet se misioni i opozites eshte qe te garantoje zgjedhje sipas standardeve nderkombetare. Qellimi final i protestave do te jete transparenca e plote e zgjedhjeve. Perkundrejt kesaj kerkese nuk ka kompromis dhe as kthim prapa. Nuk mund te kete zgjedhje te tjera ne kete vend pa dale e verteta per zgjedhjet qe shkuan shprehet deputeti Fatmir Toci. Por duke theksuar rendesine dhe densitetin e protestave deputeti i PS-se hedh poshte dhe zerat per nje mos pjesemarrje te opozites ne zgjedhjet vendore. Ai konfirmon se PS-ja do te jete pjese e zgjedhjeve vendore por nuk do te lejoje qe zgjedhjet te zhvillohen ne te njejten menyre sic u zhvilluan zgjedhjet ne 28 qershor te vitit 2009. Kjo nuk do te thote qe ne nuk do te marrim pjese ne zgjedhjet lokale qe po afrojne por do te thote se ne nuk do te lejojme qe te zhvillohen zgjedhje te tjera me standardet dhe problematiken e zgjedhjeve te 28 Qershorit shprehet deputeti i PS-se. Dhe duke folur per standardet e zgjedhjeve deputeti socialist shprehet se me kryeministrin aktual nuk ka shume mundesi per zhvillimin e zgjedhjeve brenda standardeve. Personalisht jam skeptik se ne kete vend mund te organizohen zgjedhje te lira e te ndershme me standarde bashkekohore evropiane me Sali Berishen u shpreh deputeti i Partise Socialiste Fatmir Toci. Prej disa dites Partia Socialiste ka nisur turin e takimeve me drejtuesit e bazes socialiste ku qellimi i saj eshte informimi per transparencen e zgjedhjeve. Nderkohe qe levizja e radhes e PS-se sipas drejtuesve te saj ka te beje me nisjen e protestave te cilat do te synojne garantimin e standardeve per zgjedhjet e ardhshme.
Oferta
Qendrimi i fundit te Partise Socialiste i mbajtur nga kryetari i Grupit Parlamentar te PS-se Gramoz Ruci per gjetjen e zgjedhjes per ngercin politik ka te beje me ankimimin e vete opozites ne Komisionin e Venecias. Ruci ka deklaruar se PS-ja do te dergoje ankesen per hapjen e kutive te votimit por me kusht qe fletet te mos digjen.
Debatet
Ne takimet e fundit te drejtuesve te PS-se me elektoratin eshte pranuar publikisht dhe pergatitja per zgjedhjet lokale. Ne takimin e zhvilluar dy dite me pare ne Sarande kryetari i PS-se Edi Rama ka bere thirrje qe te eliminohen konfliktet brenda radheve te PS-se ne bashki dhe komuna si e vetmja menyre per te fituar zgjedhjet vendore.
DEKLARATA
Kjo nuk do te thote qe ne nuk do te marrim pjese ne zgjedhjet lokale qe po afrojne por do te thote se ne nuk do te lejojme qe zhvillohen zgjedhje te tjera me standardet dhe problematiken e zgjedhjeve te 28 Qershorit. Personalisht jam skeptik se ne kete vend mund te organizohen zgjedhje te lira e te ndershme me standarde bashkekohore evropiane me Sali Berishen tha deputeti i PS Fatmir Toci.
Pergatitje per protestat dhe fushaten
Prej nje jave drejtuesit e Partise Socialiste kane nisur nje tur takimesh ne te gjitha qytetet e vendit. Qellimi i takimeve eshte informimi i elektoratit mbi negociatat dhe ceshtjen e transparences por edhe pergatitja per protestat e radhes. Kryetari i PS-se Edi Rama ka deklaruar se protestat do te sherbejne jo vetem per te bere transparencen e plote te zgjedhjeve por edhe per te larguar qeverine. Kreu i PS-se ne fjalimet e tij eshte ndalur dhe ne situaten ekonomike ne vend duke e cilesuar ate si alarmante por edhe ne denoncimin qe ka bere opozita per korrupsionin e zyrtareve te larte te qeverise.