Tirana ne prag te festave te fundvitit
Festat e fundvitit po afrojnë. Kryeqyteti është mbuluar nga atmosfera shumëngjyrëshe që paralajmëron ndërrimin e viteve.
Këto ditë të fundit të dhjetorit duken ndryshe nga ato të një viti më parë.
Një Tiranë e zbrazët dhe e vakët nga zbukurimet, pa atmosferë festive.
Sheshi “Skënderbej” shëmbëllente me një fushë beteje. Dekori i vetëm në rrugët kryesore ishte realizuar nga disa institucione të pushtetit qendror apo kompani private. Bashkia e Tiranës dukej se e kishte braktisur festën e madhe të ndërrimit të viteve. Ky ishte kryeqyteti i Shqipërisë ditët e fundit të dhjetorit 2010.
Një vit më pas Tirana ka veshur petkun lajmëtar të festave që bashkojnë familjet rreth tryezës të rrethuar nga mirësia e dashuria për njëri-tjetrin.
Ky është kryeqyteti në këtë fund dhjetori të 2011-ës, me bredhin e lartë e të shndritshëm në sheshin “Skenderbej”, me dekorin shumëngyrësh në bulevardin kryesor. Por që nuk mbaron këtu. Surpriza të tjera janë rezervuar kur akrepat të bashkohen në mesnatën e fundit të vitit 2011.
Zbukurimi i kryeqytetit dhe organizimi i këndeve argëtuese nga bashkia ka bërë që atmosfera festive në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri të ndjehet në çdo cep të Tiranës. Për herë të parë në një nga rrugët më të frekuentura të Tiranës është vendosur një mini qytezë ku tregtohen jo vetëm lodra e zbukurime, por edhe produkte të ndryshme shqiptare. Qytetarët e Tiranës shprehen të entuaziazmuar dhe të kënaqur me këtë risi dhe me zbukurimin e qytetit ku padyshim vihet re ndryshimi me pragfestën në vitet e kaluara.
Kryeqyteti u zbukurua që në fillim të muajit dhjetor. Dritat e pemës, simbol i festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri u ndezën nga kryebashkiaku Basha në sheshin “Skenderbej”. Qytetarët nga i gjithë vendi por edhe turistët teksa kalojnë në qendrën e kryeqytetit nuk largohen pa lënë dhe një kujtim në fotografi nga kjo pamje festive e Tiranës.