Gjirokastër, sekuestrohet 5.5 kg lëndë narkotike, 4 në pranga
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës bëri të mundur bllokimin e 5, 5 kilogramë marijuanë dhe arrestimin e 4 shpërndarësve të lëndëve narkotike, përmes operacionit policor të koduar “Shpërndarësit” që u krye në qytetin e gurtë.
Burimet policore nga drejtoria e policisë në Gjirokastër bëjnë të ditur se, pas sigurimit të informacioneve për shpërndarje lëndësh narkotike në shkolla dhe në lokale nate janë ushtruar kontrolle në disa banesa të përshtatura si hotele.
Gjatë këtyre kontrolleve në lagjen Grihot të qytetit Gjirokastër janë arrestuar shtetasit, Benard Çunaj, 18 vjeç lindur dhe banues në Vlorë, Vladimir Rabushja, 18 vjeç lindur dhe banues në Cërrik- Elbasan, Sajmir Metani, 19 vjeç lindur dhe banues në Cërrik- Elbasan, si dhe është sekuestruar një sasi prej rreth 4 kg e 200 gramë lëndë naroktike e llojit marijuanë.
Operacioni policor është shtrirë edhe në lagjen “Kodra e Shtyfit” ku në banesën ku banonte me qera shtetasi Klodian Sinandemaj, 23 vjeç nga Cërriku i shpallur më parë në kërkim nga policia për vjedhje, u gjendën rreth 1 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike.
(er.nu/ata/BalkanWeb)