E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, zjarri shkrumbon banesën, s’ka të lënduar

FUSHE KRUJE - Një shkëndije elektrike ka shkaktuar djegien e një banese në qytetin e Fushë Krujës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në katin e parë të një pallati 5 katësh. Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës të cilët ndërhynë menjëherë për shuarjen e flakëve, por nuk mundën të shmangnin djegien e plotë të marrëveshjes.

Gjithsesi ndërhyrja e efektivëve ka shmangur përhapjen e zjarrit në të gjithë pallatin. Mësohet se banesa ishte në pronësi të shtetasit Surja Curraj, i cili nuk ndodhej në shtëpi në momentin e rënies së zjarrit.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›