Kacin: Marrëdhëniet me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
BRUKSEL – “Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kusht për Serbinë”. Deklarata vjen nga raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, Jelko Kacin i cili thekson se pa arritjen e stabilitetit të plotë rajonal dhe të bashkëpunimit, asnjë shtet i Ballkanit Perëndimor, nuk mund të ketë anëtaresim në BE.
Ndërkaq Kacin shton se BE-ja nuk ka kërkuar asnjëherë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Mendoj se Serbia, në vend që ta pranojë pavarësinë e Kosovës, më parë duhet ta pranoj se serbët në Kosovë janë pjesë e zgjidhjes: se ata në jug kanë dalë në zgjedhjet e atjeshme, se i kanë 14 deputetë në Kuvendin e Kosovës, dhe se i kanë tre ministra në qeverinë e Hashim Thaçit”,- tha Jelko Kacin, për gazetën “Dnevnik”.
Raportuesi i PE-së po ashtu, ka kujtuar se në veri të Kosovës qëndrojnë barrikadat dhe demonstruesit i sulmojnë forcat ndërkombëtare, në mesin e të cilave janë edhe ushtarët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
(er.nu/BalkanWeb)