E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grija shqiptare e ditës ndërkombëtare

Dikur, në fillimet e shekullit të kaluar, një autor i famshëm i së drejtës ndërkombëtare, Oppenheim shkruante, se të ashtuquajturat të drejta të njeriut jo vetëm që nuk gëzojnë, por edhe nuk mund të gëzojnë asnjë mbrojtje nga e Drejta Ndërkombëtare, për shkak se kjo e Drejtë merret vetëm me marrëdhëniet midis shteteve dhe nuk mund t’u japë të drejta individëve, nga çka del se marrëdhëniet midis shtetit dhe shtetasve të tij rregullohen me të drejtën e brendshme. Qysh atëherë ka kaluar shumë kohë, rrjedha e së cilës, veçanërisht pas Luftës II Botërore, njohu zhvillimin e një “karriere” të vërtetë, që tani është bërë kategori e zakonshme në mosmarrëveshje të ndryshme jo vetëm në sferën e së drejtës, por edhe në politikë, moral dhe fe. Koncepti modern i të drejtave të njeriut është rrënjosur në përvojat e ‘paligjshmërisë juridike’, kur krimet kryheshin me autorizimin e ligjit dhe kur qenieve njerëzore u mohohej statusi si shprehje e vetemërtimit të tyre. Një përgjigje e qartë dhe e prerë ndaj këtyre përvojave negative erdhi me shfaqjen e së Drejtës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Por, nëse koncepti i të drejtave të njeriut nisi të pranohej qysh në kohën kur edhe Oppenheimi nginte fort zërin e arsyes, tani siguron paradigmën për kuptimin e këtyre të drejtave, jo vetëm në juridiksionin e së Drejtës Ndërkombëtare, por edhe në fusha të tjera të kulturës, duke përfshirë një përpjekje për shpjegimin e arsyeve të shkeljeve të mëdha të të drejtave themelore, si edhe propozimin e zgjidhjeve për të mos u përsëritur shkelje të tilla në të ardhmen. Zgjidhjet përgjithësisht nënkuptojnë rregullat e sjelljes dhe postulatet që u referohen kategorive: qenie njerëzore, shtet dhe e drejtë pozitive. Kështu, çmuarja e vlerës unike të çdo qenieje njerëzore nga bashkësia ndërkombëtare ka çuar jo vetëm te përpjekjet për eliminimin gjithnjë e më shumë të elementeve destruktive për individin, por edhe te krijimi i kushteve që do t’i mundësonin atij zhvillimin dhe përparimin. Përkundër ndryshimeve kulturore që kanë ndodhur gjatë 65 viteve të fundit, idetë thelbësore për të drejtat e njeriut duken që janë pothuajse të njëjta. Ndërmjet dokumenteve ligjore dhe gjysmëligjore më të freskëta për këtë fushë, vëmendje tërheqin Deklarata e Vjenës dhe Programi për Veprim, si edhe Dokumenti final i miratuar me konsensus në Konferencën Botërore për të Drejtat e Njeriut të organizuar nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara në vitin 1993. Këto instrumente, pa mentesh në planin global, si për shembull, Paktin për të Drejtat Civile dhe Politike, ose Paktin për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore. Të gjitha këto shpresohej që ta portretizonin edhe shtetin shqiptar si një shtet i bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut, si një shtet demokratik ku sundon ligji dhe i cili realizon një politikë sociale të përshtatshme; si një shtet demokratik që përkrahet para së gjithash, sepse individi është personalitet i lirë dhe racional; si një shtet që nuk kufizohet vetëm në zbatimin e thjeshtë të ligjeve të miratuara në aspektin formal; si një shtet me kërkesën për të mbështetur iniciativën e individit dhe përgjegjësinë e tij për veten dhe anëtarët e tjerë të shoqërisë. Mirëpo, këto dhe të tjera karakteristika të një shteti të së drejtës duken për shqiptarët thjesht si slogane vërtet të bukura, por po aq të parealizueshme. Madje, ky realitet gjatë viteve të fundit, në vend që të ndryshonte pozitivisht gjithnjë e më shumë, ka pësuar një regres të dhimbshëm, duke vënë në rrezik jo vetëm sigurinë e personit, por edhe jetën e tij në kuptimin më konkret të fjalës. Mjafton të kujtosh tragjedinë e Gërdecit, përmbytjet e njëpasnjëshme të zonës Verilindore të vendit, apo ngjarjen më të dhimbshme të këtij viti – 21 janarin e tmerrshëm, që të ndjesh nevojën e përmirësimit urgjentisht të kësaj gjendjeje. Jo domosdoshmërinë akute të përmbysjes së kësaj gjendjeje që ka marrë vrullet e ashpra të arrogancës përherë e më tepër edhe nga deformimi i rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre për pushtetin vendor. Tani, kur parlamentarët europianë ndikuan që forcat politike kryesore të vendit tonë të uleshin dhe të nënshkruanin një marrëveshje të përbashkët prej 6 pikash shumë të rëndësishme, realizimi i të cilave mund t’i hapë Shqipërisë dyert e Bashkimit Europian, dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, pra 10 Dhjetori i këtij viti kishte më shumë arsye për t’u kujtuar dhe përshëndetur. Por, çfarë ndodhi gjatë ditës së djeshme? Asgjë tjetër, përveçse një atmosfere gri, ashtu si qielli i mbushur me retë e shiut. Ballafaquar me këtë atmosferë të flashkët, gati të përhumbur dhe të padukshme, vëmendja të çon te ajo që është provuar gjatë gjithë jetës njerëzore: Po të mos vështrosh dhe të kujtosh çfarë ka ndodhur deri tani, ekziston rreziku për t’u përsëritur mizoritë dhe shkeljet e tjera të rënda ndaj një njeriu të këtij vendi, madje ndaj një populli të tërë. dyshim që vërtetojnë konceptin e të drejtave të njeriut të përqafuar qysh në fillimet e mbrojtjes ndërkombëtare të tyre, në kundërshtim të plotë me disa prej opinioneve të reja, sipas të cilave, ai koncept mund të konsiderohet tani i tejkaluar, pasi rrjedh nga idetë e vjetra të së drejtës natyrore. Atëherë, kur daton fillimi i kësaj mbrojtjeje ndërkombëtare të të drejtave të njeriut? Sigurisht, mirëfilltazi aty nga përfundimi i Luftës II Botërore dhe menjëherë pas saj. Kështu, Deklarata mbi Qëllimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës e aprovuar në Filadelfia më 1944-ën theksonte, se: “të gjitha qeniet njerëzore, pa marrë parasysh racën, fenë apo gjininë njerëzore kanë të drejtë që të synojnë mirëqenien materiale, si edhe zhvillimin shpirtëror në kushte të lirisë dhe të dinjitetit”. Por, vetëm me paraqitjen e Kartës së Kombeve të Bashkuara, miratuar në San Francisko më 1945, theksohej nevoja për të riafirmuar besimin te të drejtat themelore të njeriut, te dinjiteti dhe vlera e njeriut. Ky motivim u vërejt lehtësisht edhe në Kushtetutën e UNESKO–s të vitit 1945-së, e cila e konsideron luftën si mohim të rregullave demokratike të dinjitetit, barazisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Sidoqoftë, edhe pse shumë instrumente ndërkombëtare në këtë fushë të paraqitura më vonë citojnë Kartën e Kombeve të Bashkuara, ndikimin fillestar më të madh ideologjik në zhvillimin e mbrojtjes së këtyre të drejtave e pati Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, miratuar gjatë sesionit të tretë Asamblesë së OKB–së në Chaillot Pallace në Paris, më 10 dhjetor të vitit 1948-të. Ishte pikërisht kjo datë, e cila me kohë u shndërrua dhe përkujtohet pothuajse në gjithë botën si dita ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Në Preambulën e saj mund të lexohet se: “Njohja e dinjitetit imanent të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore, si edhe njohja e të drejtave të tyre të barabarta e të patjetërsueshme përbën themelin e lirisë, të drejtësisë dhe të paqes në botë”. Më tej, në nenin 1 të kësaj Deklarate theksohet se: “Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira e të barabarta nga pikëpamja e dinjitetit dhe e vlerave. Ato janë të pajisura me arsye e me ndërgjegje dhe duhet të veprojnë ndaj njëra– tjetrës me frymë vëllazërie”. Megjithatë, në planin global rreth promovimit dhe zbatimit të të drejtave të njeriut, përkundër retorikave pompoze, ende edhe sot s’janë hedhur tërë hapat konkretë për avancimin e programit të Kombeve të Bashkuara të të drejtave të njeriut dhe integrimit tërësor të tij në suazat e gjera të veprimtarisë së kësaj organizate, ndonëse që prej afro 15 vjetësh në Raportin “Ripërtëritja e Kombeve të Bashkuara: Program për Reformë” (UN Doc. A/51/950, 14 korrik 1997) është përcaktuar që inkuadrimi i të drejtave të njeriut do të bëhet përmes formave të ndryshme, si: përfshirja e adaptimit të një qasjeje të mbështetur në të drejta, kërkimi i zhvillimit të programeve apo të projekteve që merren me çështje specifike të të drejtave të njeriut etj.. Mirëpo, detyrat jashtëzakonisht të mëdha me të cilat është ballafaquar OKBja gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit kanë shërbyer për të nxjerrë në pah rëndësinë qendrore të të drejtave të njeriut dhe dobinë e legjislacionit ndërkombëtar të kësaj fushe, si mjet për të nxitur sigurinë individuale dhe mirëqenien globale. Ndërsa Europa vlerësohet që ndodhet në pozita të lakmueshme për vetë institucionet e panumërta që ka për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut e lirive themelore. Mjafton të përmendet këtu neni 1 i Konventës Europiane e nënshkruar fillimisht në Romë, në nëntor 1950-të, vetëm pak muaj pas themelimit të Këshillit të Europës. Sipas këtij neni, Palët Kontraktuese duhet të sigurojnë për të tërë, brenda juridiksionit të tyre, të drejtat dhe liritë e definuara në tekstin e saj, që bashkë me ato të përcaktuara në Protokollet Shtesë Nr.1,4,6 dhe7 formojnë një katalog prej 25 të tillash. Ndërsa, në nenin 18 sanksionohet se kufizimet që janë të lejuara në këtë Konventë nuk mund të aplikohen për asnjë qëllim tjetër, përveç atyre që janë të përshkruara në dispozitat e saj. Kur Shqipëria bëri lutje për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës, nuk mund të mos zotohej që të ratifikonte edhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore. Ndërkohë që qysh më 1991 kishte ratifikuar një sërë instrumentesh në planin global, si për shembull, Paktin për të Drejtat Civile dhe Politike, ose Paktin për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore. Të gjitha këto shpresohej që ta portretizonin edhe shtetin shqiptar si një shtet i bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut, si një shtet demokratik ku sundon ligji dhe i cili realizon një politikë sociale të përshtatshme; si një shtet demokratik që përkrahet para së gjithash, sepse individi është personalitet i lirë dhe racional; si një shtet që nuk kufizohet vetëm në zbatimin e thjeshtë të ligjeve të miratuara në aspektin formal; si një shtet me kërkesën për të mbështetur iniciativën e individit dhe përgjegjësinë e tij për veten dhe anëtarët e tjerë të shoqërisë. Mirëpo, këto dhe të tjera karakteristika të një shteti të së drejtës duken për shqiptarët thjesht si slogane vërtet të bukura, por po aq të parealizueshme. Madje, ky realitet gjatë viteve të fundit, në vend që të ndryshonte pozitivisht gjithnjë e më shumë, ka pësuar një regres të dhimbshëm, duke vënë në rrezik jo vetëm sigurinë e personit, por edhe jetën e tij në kuptimin më konkret të fjalës. Mjafton të kujtosh tragjedinë e Gërdecit, përmbytjet e njëpasnjëshme të zonës Verilindore të vendit, apo ngjarjen më të dhimbshme të këtij viti – 21 janarin e tmerrshëm, që të ndjesh nevojën e përmirësimit urgjentisht të kësaj gjendjeje. Jo domosdoshmërinë akute të përmbysjes së kësaj gjendjeje që ka marrë vrullet e ashpra të arrogancës përherë e më tepër edhe nga deformimi i rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre për pushtetin vendor. Tani, kur parlamentarët europianë ndikuan që forcat politike kryesore të vendit tonë të uleshin dhe të nënshkruanin një marrëveshje të përbashkët prej 6 pikash shumë të rëndësishme, realizimi i të cilave mund t’i hapë Shqipërisë dyert e Bashkimit Europian, dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, pra 10 Dhjetori i këtij viti kishte më shumë arsye për t’u kujtuar dhe përshëndetur. Por, çfarë ndodhi gjatë ditës së djeshme? Asgjë tjetër, përveçse një atmosfere gri, ashtu si qielli i mbushur me retë e shiut. Ballafaquar me këtë atmosferë të flashkët, gati të përhumbur dhe të padukshme, vëmendja të çon te ajo që është provuar gjatë gjithë jetës njerëzore: Po të mos vështrosh dhe të kujtosh çfarë ka ndodhur deri tani, ekziston rreziku për t’u përsëritur mizoritë dhe shkeljet e tjera të rënda ndaj një njeriu të këtij vendi, madje ndaj një populli të tërë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›