Arrestohen kater persona ne Gjirokaster
Policia e Gjirokastrës gjatë aksionit të koduar “Shpërndarësi” ka bërë arrestimin e katër personave me një sasi prej 5 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike mariuanë. Te arrestuarit janë Bernard Çunaj nga Vlora ,Vladimir Rabushja nga Cërriku, Sajmir Metani nga Cërriku dhe Klodian Sinandemaj nga Cërriku.
Katër shtetasit kishin ardhur ditët e fundit në Gjirokastër dhe ishin strehuar me qera në banesa të përshtatura si hotele. Ata kishin blerë në fshatin Lazarat sasira të konsiderueshme lënde narkotike dhe po përgatiteshin për ta transportuar në drejtim të Cërrikut dhe Elbasanit me qëllim shpërndarjen në sasira të vogla në ambiente shkollash dhe lokale nate.
Në vijim materialet në ngarkim të katër të arrestuarve iu drejtuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.