Tirana nën ritmet e Koncertit "Rock the Block"
TIRANE- Koncerti i madh “Rock the Bllok” do të zbresë sot pasdite në një nga rrugët më të frenktuara të kryeqytetit, në zonën e ish bllokut. Në koncertin me muzikë live do të performojnë grupe të njohura roku.
Duke filluar nga ora 18:30, në zonën pedonale të ish-Bllokut, do të performojnë grupet “Rune & The Braken men” nga Danimarka, “Droëning on Dry Land” nga Franca, “Arizona Baby” nga Spanja, “Some Sharks” nga Danimarka dhe “Obliq” nga Suedia.
Mbrëmja e sotme pritet të mbledhë simpatizantë të muzikës rock në Shqipëri, por jo vetëm, në një koncert të hapur me synim dialogun ndërmjet të rinjve në Shqipëri dhe në Evropë.
“Rock the Block” për herë të parë u organizua në mars të vitit 2009, ndërsa edicionin e dytë e pati në Ditën e Verës të vitit 2010, 14 mars. Në kuadër të këtij aktiviteti në kryeqytet kanë performuar grupet si “Magnetica”, “Artificial Brothers”, “Bel Esprit”, “Martin Kilger backed by Sarahjaminn”.
(s.g/BalkanWeb)