Junker: Kriza e borxhit grek rrezikon 5 shtete të BE
LUKSEMBURG-Kriza e borxhit Grek po rrezikon ekonomitë e të paktën pesë vendeve të tjera të Bashkimit Europian, të tilla si Spanja, Portugalia, Belgjika, Irlanda dhe Italia të cilat do të infektoheshin.
Deklarata erdhi nga kreu i Eurozonës, Zhan Klod Junker pikërisht në ditën kur në Luksemburg diskutohet për krizen në Greqi. Sipas Junker që eshte edhe kryeminister i Luksenburgut, Gjermania eshte duke luajtur me zjarrin kur planifikon të perfshijë edhe sektorin privat për të zgjidhur krizën e Greqisë.
Junker deklaroi per gazeten Gjermane, CU Dojce Cajtung se ky propozim eshte shume i rrezikshëm dhe do të dërgonte sinjale të gabuara në tregun financiar pasi sipas tij nëse Greqia nuk arrin të shlyeje borxhin, atehere cmimin per kete borxh do ta paguanin ekonomite e tjera te Eurozones qe po luftojne per mbijetese.
Ministrat e financave te Eurozones pritet te mblidhen sot ne Bruksel per te vendosur rreth paketes se dyte financiare per shpetimin e Greqise se zhytur ne borxhe, ndonese nje pjese e mire e vendeve te Bashkimit Europian e shikojne me dyshim nje hap te tille duke pasur parasysh se paketa e pare financiare nuk arriti ta nxirrte kete vend nga kriza dhe te rigjalleronte ekonomine. Bëhet fjalë për një paketë ndihme të re deri në 120 miliardë euro si dhe për lëvrimin e dymbëdhjetë miliardë eurove nga programi i parë shpëtimtar nga viti 2010.
Megjithate, Franca dhe Gjermania jane ato qe favorizojme me se shumti ndihnem ndaj Greqise. Gjate nje takimi te dites se premnte ne Berlin, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti Nikolas Sarkozi i shprehen se dëshirojnë të kontribuojnë se bashku për të shpëtuar Greqinë. Të dy ishin të një mendimi se shpëtimi i financave greke duhet bërë me pjesëmarrjen e kapitalit privat, mbi baza vullnetare. Franca kishte shprehur më parë skepticizëm në lidhje me pjesëmarrjen e bankave dhe kompanive të sigurimit.
(d.b/BalkanWeb)