Brazil/Moderatori televiziv urdhëron vrasje për të rritur audiencën
Ka urdhëruar të paktën pesë vrasje për të rritur popullaritetin e tij në televizion, dhe si pasojë edhe audiencën e emisionit të tij. Kjo është akuza që policia braziliane ka bërë ndaj Wallace Souza, një moderatori televiziv, deputet dhe ish-agjent policie. Personi në fjalë ka refuzuar cdo akuzë, duke këmbëngulur që hetimi është i orkestruar nga rivalët e tij për ta ulur. Autoritetet braziliane e kanë akuzuar vec të tjerash Souzën edhe për trafik droge në shtetin e Amazonas.
"Urdhri për të eliminuar dikë, gjithnjë ka ardhur nga deputeti apo edhe nga i biri, i cili më pas lajmëronte trupën televizive që të vinin në vendin e ngjarjes të parët, madje më përpara policisë", deklaroi për all'Associated Press, shefi i inteligjencës së policisë lokale, Thomaz Vasconcelos. "Vrasja e trafikantëve të drogës është urdhëruar për të kaluar rivalët e tij dhe për të shtuar audiencën se spektaklit të tij televiziv", shtoi Vasconcelos. Personi është nën hetim me akuzën e përfshirjes në të paktën pesë vrasje. "Unë jam ai që kam hapur hetime parlamentare mbi krimin e organizuar, sistemin e burgjeve, trafikun e drogës nga policia dhe pedofilisë", është mbrojtur Souza. Avokati i tij, Francisco Balieiro ka këmbëngulur se nuk ekziston asnjë lloj prove që vërteton akuza të tilla për klientin e tij. Megjithatë, shefi i inteligjencës së policisë lokale, Vasconcelos ka saktësuar se akuzat janë ngritur pasi janë mbledhur dëshmitë e shumë ish-vartësve dhe rojeve të sigurisë së Souzas.