E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana nuk ndalet, fiton 2-1 ndaj Shkumbinit

Java e dhjetë e Kategorisë Superiore ka vendosur përballë në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", Tiranën, kampione në fuqi dhe ekipin e Shkumbinit, një takim i cili i buzëqeshi bardhebluve pasi arritën një fitore të pastër 2-0. Ka qene Jetmir Sefa protagonisti absolut pasi me dy golat e tij i dhuroi Tiranës fitoren e tretë rradhasi në drejtimin e Alban Tafait. Takimi ka nisur me një karton të verdhë, pasi Abraham në minutën e katër ndërhyn në mënyrë të gabuar dhe për Cekën nuk ka dyshim. Zbritja e parë për miqte nga Peqini do të përkonte në minutën e '13 ku Pashja merr bukur krahun e djathtë duke krosuar në zonë, por goditja e Dervishit përfundon në duart e Nallbanit. Tirana hidhet e gjitha në sulm për të kërkuar golin e avantazhit dhe është Ahmataj i cili godet pranë pikës së 11 metërshit, por topi gjen këmbët e mbrojtjes duke përfunduar në goditje këndi. Tirana vazhdon dialogun në portën e Shkumbinit dhe është Devi Muka i cili kroson, por Devoli nuk përfiton nga dalja e gabuar e portierit Bejte. Loja bëhet tërheqëse në tapetin e "Qemal Stafës" pasi Tirana kërkon golin me insistim ndërsa Shkumbini rrezikon me kundërsulme të shpejta. Ne minutën e 30 është Arbër Abilaliaj i cili shfaqet pranë portës të Bejtes, por goditja e vlonjatit nuk është nga më të mirat. Minutat kalojnë dhe miqtë e kanë të vështirë të përballojnë tensinin e lojës pasi Çaushaj ndëryn rëndë ndaj Devollit dhe për Cekën kartoni i duhur është i verdhë i cili në miutën e 44-ës do të shndërrohet në të kuqe pasi Çaushaj proteston tek gjyqtari dhe Shkumbini është i detyruar të luajë pjesen e mbetur me dhjetë lojtarë. Një pjesë e cila dhuroi gjithçka përveç golit i cili nuk do të mungonte në pjesën e dytë pasi Sefa do të shndërrojë në gol pasin e Muzakës. Është minuta e shtatë dhe Tirana kalon në avantazh. Pavarësisht inferioritetit numërik, Shkumbini nuk dorëzohet dhe në minuten e nëntë Mustafaj provon reflekset e Nallbanit. Kanë kaluar vetëm pesë minuta nga goli i parë dhe është sërisht Sefa i cili i dhuron trajnerit të kombëtares, Josip Kuzhe një arsye më shumë për t'u aktivizuar në miqësoren ndaj Ëstonise, pasi realizon një gol mjaft të bukur. Nuk është e thënë që djemtë e Miles të shënojnë qoftë dhe një gol pasi portieri Nallbani bën mrekullinë duke grushtuar gjuajtjen e Gjorevskit. Historia tashmë është e mbyllur dhe Tirana mer tre pikët të cilat konfirmojnë momentin e mirë që po kalojnë bardheblutë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›